Shënim: Basha e quan të gabuar komisionin hetimor për “drogën e ushtrisë”. Ç’lloj akuze duhet ta meritojë një komision të tillë?

Kryetari i Partisë Demokratike e cilësoi si të gabuar vendimin e mazhorancës për të ngritur komision hetimor në lidhje me akuzat e artikuluara nga opozita lidhur me përfshirjen e Forcave të Armatosura në trafikun e lëndëve narkotike. Duke folur gjatë mbledhjes së grupi parlamentar të Partisë Demokratike, Basha tha se me këtë veprim Rama po sillet si dikush që e ka mizën nën kësulë, por se opozita nuk do të ndalet deri në zbardhjen e të vërtetës. “Të enjten e kaluar u munduan të sillen si gaztorë. Këtë të enjte do të sillen si të shkalluar. Objekti i hetimit po çudit shqiptarët dhe miqtë e tyre ndërkombëtarë. Duan të hetojnë pse u tha pse e panë. Duan t’u japin mësimin e heshtjes punonjësve të SHISH edhe drejtësisë. Ky është qëndrim që mund ta mbajë vetëm dikush që ka mizën nën kësulë. Nuk tërhiqemi për asnjë arsye dhe asnjë çmim”, u shpreh Basha.
Është interesante logjika politike me të cilën operon Basha. Duket se kur pas një akuze të tillë të rëndë ndaj një qeverie, kjo e fundit fton kryeprokurorin të hetojë menjëherë, por akuzatori (në këtë rast ish ministri Imami) nuk dëgjon të dëshmojë; apo kur mazhoranca krijon komision parlamentar për këtë çështje, pikërisht ky gjest tregon se “qeveria diçka fsheh”. I bie që nëse qeveria nuk do ishte ndjerë fare, atëherë gjithçka është në rregull. Gjasat janë që standardi i Bashës për krijimin e një komisioni hetimor parlamentar, të mos shkojë më lart sesa akuzat për tërheqje veshi në dëm të një punonjësi ambasade nga një kryetar opozite.
a.k
Comments
As Lena, as Prenda. As mish,
As Lena, as Prenda. As mish, as peshk. Akuzon dhe kerkon hetim. Ofrohet hetim, ankohesh. Cfare kerkon vec llafeve pa bereqet e deshires per te fsheh pislleqet tuaja?
Add new comment