Arkiv-Lajme
“Panorama”: Ndryshon skema. Pensionet, rritja e moshës nis në 2015
Gazeta “Panorama” shkruan sot se rritja e moshës së pensionit do të nisë nga janari i vitit të ardhshëm. Në kryeartikullin e sotëm, kjo gazetë evidenton faktin se duke filluar nga muaji janar, për çdo vit kalendarik, mosha e pensionit do të rritet progresivisht me 2 muaj. Mbi bazën e kësaj përllogaritje, mosha e pensionit për gratë do të arrijë në 63 vjeç ndërsa për burrat në 67 vjeç. (k.k)
Artikulli i plotë:
Ndryshon skema. Pensionet, rritja e moshës nis në 2015
Borxhi nga FMN-ja, “Shekulli” zbardh replikat mes Metës, Braçes dhe Mediut
Orët e gjata me akuza në seancën plenare për miratimin e marrjes së huasë prej 331 milionë euro nga Fondi Ndërkombëtar Monetar pasuan debatet në mbledhjen me dyer të mbyllura të Konferencës së kryetarëve, ku mazhoranca nuk ka rënë dakord me paraqitjen e amendimeve të deputetëve të opozitës në lidhje me këtë huamarrje. Gazeta ka zbardhur replikat që janë zhvilluar mes kreut të PR-së, Fatmir Mediu, kryetarit të Komisionit të Ekonomisë, Erjon Braçe si dhe kreut të Kuvendit, Ilir Meta.
Replikat
Ish-Presidenti Moisiu: Drogë me avion? Si përrallat e Tom Sojerit
Pas akuzave të ndërsjella mes opozitës dhe qeverisë për përdorimin e Ushtrisë për trafikim të lëndëve narkotike, ka reaguar edhe ish-presidenti i vendit, Alfred Moisiu. Në një intervistë për “Gazeta Shqiptare”, ai pohon se është e pamundur ulja e avionëve në bazën e Gjadrit. Ish-presidenti sqaron se e gjitha kjo histori i duket si përrallat e Tom Sojerit, ku nuk ka asgjë të faktuar, por shumë thënie të pavërtetuara.
Meksika tundet nga një tërmet i fuqishëm
Një tërmet i fuqishëm ka goditur Mexico City, duke lëkundur ndërtesat për të paktën 30 sekonda dhe duke përhapur panik.
Tërmeti me fuqi 7.2 magnitudë u regjistrua në një thellësi 24 km. Epiqendra e tij ishte në perëndim të Guerrero afër resortit Acapulco.
Nuk ka raport për shembje ndërtesash apo dëmtime të rënda, por rezidentët e frikësuar të kryeqytetit kanë lënë shtëpitë pas nisjes së lëkundjeve.
Të krishterët festojnë Pashkët
Të shtunën në mbrëmje besimtarët e krishterë festojnë Pashkët. Ortodoksë dhe katolikë do të presin në mesnatë ringjalljen e Krishtit.
Fortlumturia e tij Anastas, Kryepeshkop i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë, si edhe Imzot Rrok Mirdita, Arqipeshkvi Metropolit i Dioqezës Tiranë–Durrë urojnë të gjithë besimtarët.
Berisha për Lufta e Kosovës, Klosi: Nuk ka asnjë element për të cilin mund të përgëzohet
Fatos Klosi nuk është hatërmbetur që nuk ishte ndër të ftuarit në ceremoninë e 15-vjetorit të eksodit të shqiptarëve të Kosovës në Kukës. “Kjo ceremoni e kapërcen kontekstin historik dhe synon të evidentojë më shumë të ardhmen që pritet”, – thotë Klosi në një intervistë për Mapo, ndërsa shton se e sheh ceremoninë si një përpjekje të qeverive të dy vendeve për të krijuar dhe evidentuar solidaritet reciprok, madje këtë e sheh edhe si arsye të përgëzimit që Rama bëri për ish-kryeministrin Sali Berisha nga Kukësi.
Mapo: Shumica “në sulm”/ Komision hetimor për akuzat e trafikut të drogës përmes strukturave ushtarake
Shumica qeverisëse ka vendosur të kalojë në sulm, ndërsa ka shpallur kërkesën për një komision hetimorë në lidhje me akuzat e opozitës për trafik narkotikësh në bazat e ushtrisë. Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste dhe i LSI-së kanë depozituar sot në Kuvend kërkesën për ngritjen e një Komisioni Hetimor lidhur me akuzat e opozitës për përfshirjen e strukturave të Forcave të Armatosura dhe Ushtrisë në trafikun e drogës. Lajmi bëhet me dije nga Nënkryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla.
Takimi Rama-Isler: Qeveria turke mbështejte për projekte në infrastrukturë
Të tjerë investitorë nga Turqia premtohen në takimin e zhvilluar mes Kryeministrit Rama dhe Zëvendëskryeministrit të Turqisë Emrullah Isler. Vendi ynë numëron shumë investitorë turq në fusha dhe aktivitete të ndryshme të biznesit dhe jo vetëm. Sërish qeveria turke ka premtuar në këtë takim se do të mbështesë realizimin e disa projekteve infrastrukturore në kuadër të ruajtjes së trashëgimisë kulturore në Shqipëri.
PS dhe LSI: Komision Hetimor për përfshirjen e FA në trafikun e drogës
Komision Hetimor për përfshirjen e strukturave të Forcave të Armatosura dhe Ushtrisë në trafikun e drogës. Kjo ka qënë kërkesa e depozituar nga grupi parlamentar i PS dhe LSI në Kuvend. Taulant Balla ka konfirmuar këtë lajm.
Valbona Selimllari: Kam tre fëmijë!
Valbona Selimllari ka pranuar për herë të parë se ka tre fëmijë, dy djem dhe një vajzë, 9 muajshe. Ishte Sonila Meço, ajo që arriti pas kaq vitesh heshtjeje - dhe dhjetëra stërmundime gazetarësh për t’i nxjerrë qoftë edhe një informacion të tërthortë - të bindë një nga personazhet më të dashur të shqiptarëve, që të rrëfejë për familjen e saj.