Meksika tundet nga një tërmet i fuqishëm

Një tërmet i fuqishëm ka goditur Mexico City, duke lëkundur ndërtesat për të paktën 30 sekonda dhe duke përhapur panik.
Tërmeti me fuqi 7.2 magnitudë u regjistrua në një thellësi 24 km. Epiqendra e tij ishte në perëndim të Guerrero afër resortit Acapulco.
Nuk ka raport për shembje ndërtesash apo dëmtime të rënda, por rezidentët e frikësuar të kryeqytetit kanë lënë shtëpitë pas nisjes së lëkundjeve.
Meksika shtrihet në tre vendet e pllakës kontinentale që rregullisht goditet nga lëkundjet e tërmeteve. Në vitin 1985 të paktën 10 mijë njerëz u vra në Mexico City nga një tërmet 8.1 magnitudë.
S.S
Add new comment