Arkiv-Lajme
Kalonin rrugën për të shkuar në shkollë, 7 vjeçaret i përplas makina në Maminas
Ishin duke kaluar rrugën për të shkuar në shkollë, por një 7-vjeçare ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur e plagosur paraditen e sotme në Durrës, pasi janë përplasur nga një automjet.
Rama të enjten në Vatikan, takim me Papa Françeskun
Kryeministri Edi Rama do të takojë të enjten (24 prill) Papa Françeskun në Vatikan. Takimi pritet të zhvillohet ditën e enjte,kur kryeministri shqiptar do të udhëtojë drejt Italisë, sëbashku me një delegacion shoqërues.
Pritja që i është rezervuar kryeministrit shqiptar është pritja zyrtare e nivelit më të lartë që i rezervohet Shqipërisë në Vatikan që prej zgjedhjes së Françeskut në krye të Kishës Katolike.
k.k
Urdhri i Enver Hoxhës: Si u hoqën festa e Bajramit dhe Pashkët
Sipas porosisë së Enver Hoxhës, KQ i Partisë së Punës së Shqipërisë, në vitin 1967, lëshon vendimin për heqjen e festave të Bajramit dhe Pashkëve. Në dosjen arkivore nr. 191, F.14/A.P viti 1967 zbardhen disa nga drejtimet kryesore të politikës dhe ideologjisë së Partisë Komuniste në luftën kundër fesë. Pasi feja vihet nën kontrollin e shtetit nëpërmes ligjeve, në vitin 1967 nis lufta klasore për çrrënjosjen e botëkuptimit fetar si dhe mbyllja fizike e kishave dhe xhamive.
Açka: Pasi pa veprat e piratuara në Shqipëri, agjenti i Marquez-it shkruajti: “Not-Human-Land”
Të shumtë janë ata shqiptarë që janë rritur dhe vazhdojnë të rriten duke lexuar veprat e Gabriel Garcia Marquez. Përveç admirimit nga larg, shkrimtari i madh nuk ka pasur asnjë përfitim financiar nga Shqipëria për kryeveprat e tij. Veprat e tij janë marrë pa të drejtë autori dhe janë botuar në Shqipëri. Shkrimtarja e njohur shqiptare Flutura Açka tregon episodin kur agjenti i shkrimtarit, sapo i kishin mbërritur nga Shqipëria veprat e botuara të Marquez-it pa të drejtë autori, kishte vënë duart në kokë.
Festa e Pashkëve, politikanët japin mesazhe për “ringjallje” dhe “rilindje”
Krerët e institucioneve dhe të politikës i janë drejtuar sot kishave të vendit për të uruar besimtarët e krishterë për festën e Pashkëve. Presidenti Bujar Nishani ka zgjedhur që të japë 2 mesazhe të veçanta për besimtarët katolikë dhe për ata ortodoksë, përmes faqes zyrtare të Presidencës. “Festa e Pashkëve, duke na forcuar edhe më shumë besimin dhe dëshirën për mirësi, na shtyn të gjithëve, besimtarë ortodoksë apo jo, të rigjallërojmë shpresën dhe forcën për të qenë ashtu si na e kërkon vetë dita e shënuar e Pashkëve.
“Presheva Jonë”: Në kafen e “Zdravko Coliçit” në Tiranë, aty ju mirëpresin serbisht!
Vizita e këngëtarit të njohur serb Zdravko Coliç në kryeqytetin shqiptar ka pasur jehonë të madhe në media në Serbi dhe Shqipëri.
Në mediat serbe, këngëtari ka deklaruar se në Shqipëri ai është pritur “si mbret ”. Agjencia “Presheva Jonë”, ndërsa analizon jehohën që ka pasur pritja shqiptare në mediat serbe, e vë theksin tek fakti se në Tiranë, këngëtarit i është “kushtuar” edhe një bar-kafe që mban emrin e tij.
Një person tenton të hyjë me forcë në kryeministri, garda e ndalon (VIDEO)
Një person tentoi sot të futet me forcë në godinën e kryeministrisë, garda mundësoi ndalimin e tij. "News24" publikoi pamjet e momentit të ndalimit të personit. Më pas personi është shoqëruar në ambientet e komisariatit numër 2 të Tiranës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:07 minuta të mesditës së sotme, kur Arjan Goga i është afruar selisë së qeverisë duke tentuar të hyjë. Sipas “Shqiptarja.com”,41-vjeçari është bllokuar nga Garda dhe u është dorëzuar shërbimeve të Komisariatit Numër 1 të Policisë së Tiranës.
Hakerat shqiptarë sulmojnë faqen e universitetit “Aristoteli”, me një video të Enver Hoxhës
Faqja zyrtare e Departamentit të Drejtësisë në Universitetin Aristoteli të Selanikut është bërë objekt i hakersave shqiptarë. Sipas faqes “e-saloniki.gr”, hakerat i adresohen autoriteteve helene për rastin e Kudret Kumes (Ilia Karelit), duke dënuar ngjarjen dhe duke bërë thirrje për t’i dhënë fund racizmit, ndaj shqiptarëve dhe jo vetëm.
Kosova po plaket!
Kosova aktualisht ka popullsinë me moshën më të re në Evropë. Por kështu mund të mos jetë pas 50 viteve, sepse rënia e trendit të lindshmërisë tregon se në vitin 2061, në shtetin e ri të Kosovës, rreth 30 për qind do të jetë mbi moshën 65 vjeçare. “Vetëm 7 për qind janë mbi moshën 65 vjeçare. Ndërsa pjesa më e madhe e popullsisë rreth 65 për qind janë të moshës nga 15-64 vjeç dhe rreth 28 për qind nga 0-14 vjeç”- bëhet e ditur në një raport të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, e cila për herë të parë ka bërë projeksionin e popullsisë bazuar në kriteret dhe standardet ndërkombëtare.
Udhëzimi i Bashës, 21 kryetarët e degëve që nuk do të rizgjidhen
Demokratët kanë hyrë në fazën e dytë të zgjedhjeve të brendshme, përmes së cilës do të zgjedhin drejtuesit e rinj lokalë dhe njëherësh do të bëjnë dhe analizën e shkaqeve të humbjes së 23 qershorit 2013. Por përmes këtyre zgjedhjeve priten largime të shumta për shkak të udhëzimit të ri të firmosur vetëm një javë më parë nga kreu i PD-së, Lulzim Basha.