Udhëzimi i Bashës, 21 kryetarët e degëve që nuk do të rizgjidhen

Demokratët kanë hyrë në fazën e dytë të zgjedhjeve të brendshme, përmes së cilës do të zgjedhin drejtuesit e rinj lokalë dhe njëherësh do të bëjnë dhe analizën e shkaqeve të humbjes së 23 qershorit 2013. Por përmes këtyre zgjedhjeve priten largime të shumta për shkak të udhëzimit të ri të firmosur vetëm një javë më parë nga kreu i PD-së, Lulzim Basha. “Gazeta Shqiptare” shkruan se në udhëzimin e ri, i cili mban firmën e kryedemokratit Basha dhe u është shpërndarë të deleguarve në rrethe theksohet se: “Në propozimin e kandidatëve për kryetar dege të PD, duhet të respektohet mospajtueshmëria e mandatit të kryetarit të degës së PD, me mandatin e të zgjedhurve: deputet, kryetar këshilli apo qarku, kryetar bashkie apo kryetar komune. Por referuar edhe rezultateve të dobëta të 23 qershorit 2013, shtohet numri i krerëve të degëve që duhet të lenë postin e kryetarit për t’u lënë vendin garuesve të tjerë. Bashkëlidhur me përmbajtjen e udhëzimit, gazeta ka publikuar edhe listën me emrat e krerëve të PD-së që nuk kanë të drejtë rizgjedhjeve, konform asaj çfarë parashikon udhëzimi i ri.
Krerët e PD që nuk kanë të drejtë rizgjedhjeje
1-Aldo Bumçi, kryetar i PD-së Tiranë
2-Igli Cara, kryetar i PD-së Durrës
3-Gjergji Papa, kryetar i PD-së Korçë
4-Ardian Kollozi, kryetar i PD-së Vlorë
5-Luçiano Boçi, kryetar i PD-së Elbasan
6-Bedri Hoxha, kryetar i PD-së Burrel
7-Bexhet Çobani, kryetar i PD-së Gjirokastër
8-Astrit Bushati, kryetar i PD-së Shkodër
9-Ibsen Elezi, kryetar i PD-së Kukës
10-Arenc Berati, kryetar i PD-së Berat
11-Pashk Ndoca, kryetar i PD-së Lezhë
12-Admirim Shehu, kryetar i PD-së Fier
14-Bejdo Çela, kryetar i PD-së së Sarandë
15-Veledin Zaçe, kryetar i PD-së Tepelenë
16-Ramazan Okshtuni, kryetar i PD-së Kavajë
17-Luan Lipe, kryetar i PD-së Pogradec
18-Roland Keta, kryetar i PD-së Bulqizë
19.Besnik Dushaj, kryetar i PD-së Tropojë
20-Naim Gazidede, kryetar i PD-së Dibër
21-Pashk Ndoci, kryetar i PD-së, Lezhë
k.k
Add new comment