Një person tenton të hyjë me forcë në kryeministri, garda e ndalon (VIDEO)

Një person tentoi sot të futet me forcë në godinën e kryeministrisë, garda mundësoi ndalimin e tij. "News24" publikoi pamjet e momentit të ndalimit të personit. Më pas personi është shoqëruar në ambientet e komisariatit numër 2 të Tiranës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:07 minuta të mesditës së sotme, kur Arjan Goga i është afruar selisë së qeverisë duke tentuar të hyjë. Sipas “Shqiptarja.com”,41-vjeçari është bllokuar nga Garda dhe u është dorëzuar shërbimeve të Komisariatit Numër 1 të Policisë së Tiranës. Sipas policisë, ndaj Gogës nuk pritet të ngrihet akuzë që do e mbante atë në paraburgim. Janë ende të paqarta arsyet e këtij veprimi të Gogajt për faktin se në gjendjen e dehur që ishte nuk mundej t'i merrej dëshmia e plotë dhe e saktë.
Shiko videon: http://www.youtube.com/watch?v=Txa_DW8xAEk
Add new comment