Açka: Pasi pa veprat e piratuara në Shqipëri, agjenti i Marquez-it shkruajti: “Not-Human-Land”

Të shumtë janë ata shqiptarë që janë rritur dhe vazhdojnë të rriten duke lexuar veprat e Gabriel Garcia Marquez. Përveç admirimit nga larg, shkrimtari i madh nuk ka pasur asnjë përfitim financiar nga Shqipëria për kryeveprat e tij. Veprat e tij janë marrë pa të drejtë autori dhe janë botuar në Shqipëri. Shkrimtarja e njohur shqiptare Flutura Açka tregon episodin kur agjenti i shkrimtarit, sapo i kishin mbërritur nga Shqipëria veprat e botuara të Marquez-it pa të drejtë autori, kishte vënë duart në kokë. “Pasi mori një hartë të Europës, mbuloi më bojë hapësirën juglindje të Adriatikut, dhe tha: “Not-Human-Land”, raporton “Ora News” duke cituar postimin e shkrimtares nga Facebook. “Por ne ekzistojmë, edhe ashtu duke vjedhur, duke u ngushëlluar që së paku e lexuam nga një mjeshter si Robert Shvarc “100 vjet vetmi”, duke shpresuar se autori na dërgon faljen e tij nga parajsa”, shkruan Açka në postimin e saj, ku shpreh revoltën por dhe indinjatën për këtë situatë në Shqipëri, ku nuk respektohet e drejta e autorit.
Add new comment