Shqipëria mes dy luftërave, Clayer: Shtetformimi i parë nga poshtë-lart

"Një vështrim multifokal i historisë së Shqipërisë" - ky është libri më i ri i Nathalie Clayer në shqip. Me përmbajtje analoge ndaj narrativës tradicionale, Clayer e analizon Shqipërinë në periudhën mes dy luftërave botërore, dinamikat sociale përmss rolit tē disa figurave pak të përmendura në modernizimin e vendit në vitet 1920-1939. Si merr pjesë mikrokozmosi në kostumin e ri nacionalizues, si vepron dhe si përgjigjet shoqëria ndaj operacioneve të elitave.
Clayer thotë se në objekti i këtij libri është shtetformimi, i parë më së shumti nga poshtë-lart. Në një intervistë për MCN Tv ajo ekspozon një pikêpamje mbi ngjarjet pa vënë në diskutim se shtetformimi ishte proces modernizues, por që në shkrimin historiografik duhet të jetë më përfshirës. Është një sugjerim metodologjik që i shërben ajrosjes së koinesë së akademisë dhe stanjacionit të së vërtetave zyrtare.
Libri s’është një libër vetëm këtë periudhë. Mendoj që edhe proceset, politike, ekonomike, shoqërore, edhe trajektoret individuale në fakt, nuk fillojnë në 1920-ën, edhe s’marrin fund në 1939. Sidomos për fillimin, unë konsideroj se është e nevojshme të shikojmë edhe para 1920-ës për të kuptuar zhvillimet në këtë periudhë. Në libër ka shumë edhe për periudhën para viteve 1920 dhe sidomos për periudhën e Perandorisë Osmane. Shihet si studim shumëfish sepse çdo kapitull është për një objekt, ose në politikë, ose për një trajektore, por shpresoj që libri në fund është si një mënyrë ndryshe për të shikuar, për të kuptuar historinë e Shqipërisë në këtë periudhë.
Kam shfrytëzuar idenë e travelling, që në frëngjisht është lëvizja e kamerës në kinema. Kur dikush që bën një film përdor kamerën duke lëvizur për ta parë më mirë objektin dhe për të shikuar gjëra që s’shikohen normalisht. Objekti është shteformimi. Unë e shikoj shtetformimin dhe e analizoj duke lëvizur, edhe duke shkuar ose më afër, ose më larg, për të shikuar aspekte që nuk shikohen normalisht. Shtetformimi është analizuar duke parë institucionet, nga lart-poshtë. Këtu është më shumë nga poshtë-lart
shprehet ajo.
Clayer vë në dukje se për të kuptuar ndërveprimin midis shtetit dhe njerëzve, koha dhe hapësira janë shumë të rëndësishme.
Link i intervistës: https://youtu.be/4yJFdaUnRDc?si=Atp21cmVC8ISWYwV

Comments
Ska lidhje me lajmin e
Ska lidhje me lajmin e mesiperm, por a e dini qe Greqia ka mbyllur hapsiren ajrore totalisht qe sot ne mjes (4 jan), duke u bere i pari shtet europian jo ne gjendje lufte qe e ben nje gje te tille nga ww2
Add new comment