Arkiv-Lajme

“Vizion Plus”: Qeveria po planifikon anulimin e një kontratë të rëndësishme në sektorin e naftës

Postuar në 18 Prill, 2014 11:00

Qeveria shqiptare po planifikon të anulojë një prej kontratave të rëndësishme në fushën e hidrokarbureve në vend. Kjo është ajo çfarë raporton “Vizion Plus”, sipas të cilit, egziston një shkresë zyrtare që Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore i ka dërguar Ministrisë së Drejtësisë si dhe avokaturës së shtetit, ku i kërkon gjetjen e një kompanie konsulente e cila të ketë eksperiencë në fushën e arbitrazhit, pasi çështja e anulimit të kontratës rrezikon të përfundojë në drejtësinë ndërkombëtare.

Eduard Kuka: Dështimi i një deklarate të përbashkët, do dëmtojë Shqipërinë

Postuar në 18 Prill, 2014 10:35

Dështimi i një marrëveshje mes mazhorancës dhe opozitës në Bruksel është komentuar edhe nga eurodeputeti dhe kryetari i delegacionit për Ballkanin në Parlamentin Europian, Eduard Kukan. Në një prononcim për Top Channel ai ka komentuar se ky dështim do të dëmtojë Shqipërinë, sepse ky komision do të raportojë gjithçka në Këshill në muajin qershor për ç’ka nuk ranë dakord palët. “Në fakt, gjatë takimit tonë të fundit në Komitetin e Stabilizim-Asociimit mes Parlamentit Europian dhe Shqipërisë nuk u ra dakord për një deklaratë të përbashkët.

Kosovë, Imami nga Shqipëria nxit besimtarë për në Siri. Ligji i ri, asnjë efekt

Postuar në 18 Prill, 2014 08:55

Edhe pse Kosova tashmë e ka ligjin i cili dënon deri në 15 vjet burg të gjitha ata që shkojnë për të luftuar jashtë kufijve të saj, situata me qytetarët që shkojnë për të luftuar në Siri nuk ka ndryshuar. Mesa duket asnjë efekt nuk ka ky ligj për të frenuar besimtarët që të nisen në luftë. Gazeta “Zëri” e ka cilësuar si moskokëçarje nga ana e besimtarëve myslimanë atë se çfarë thotë ky ligj.

Bllokohen 8 turistë fancezë në zonën turistike të Thethit

Postuar në 18 Prill, 2014 08:44

Tetët turistë të francezë dhe tetë banorë të zonës së Thethit janë bllokuar që pasditen e djeshme në vendin e quajtur Qafë Thorë. Reshjet e dëborës të ditëve të fundit ka bërë të pamundur lëvizjen e tyre drejt qytetit të Shkodrës, pasi të gjitha rrugët janë bllokuar. Në mesin e tyre ka edhe fëmijë. Rreziku më i madh për ta është rënia e ortekëve të dëborës, pasi ushqimin kanë mundur ta sigurojnë. Alarmi është dhënë nga grupi i xhirimit të Vizion Plus i cili ndodhet së bashku me ta. Policia e shtetit ka angazhuar disa forca special për tu shkuar në ndihmë.

Mazhoranca – opozita “grinden” në Bruksel. Balla: Berisha urdhëroi nga Tirana që të mos firmosin marrëveshjen

Postuar në 18 Prill, 2014 08:16

Përfaqësuesit e mazhorancës dhe opozitës për Shqipërinë në Bruksel të cilët negociojnë për statusin e vendit, janë konfliktuar mes tyre dhe nuk kanë rënë dakrod të nënshkruajnë deklaratën e përbashkët. Deputeti dhe Nënkryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla ka akuzuar drejtpërdrejt ish-kryeministrin Berisha për mos arritjen e një deklarate të përbashkët mazhorancë-opozitë dhe BE. Sipas tij ai nuk i lejon deputet e PD të firmosin deklaratën.

Grabitësi serial Viktor Gushi boshatiste bankat për vetëm 33 sekonda (VIDEO)

Postuar në 18 Prill, 2014 07:57

33 sekonda do ti mjaftonin për grabitësin serial Viktor Gushit për të kryer një vjedhje.  Ekspertët e policisë dhe kriminologët duke parë  videot  ku shfaqet Gushi duke vjedhur, kanë se këto janë grabitjet më të shpejta të bankave të kryera në 15 vitet e fundit në vendi tonë. Viktor Gushi është i dënuar me burgim të përjetshëm. Viktor Gushi, 47 vjeçari nga Patosi që për 4 vjet me radhë nga vitit 2008 deri në vitin 2012 ishte personazhi më misterioz dhe më problematik për Policinë e Tiranës. News24 ka publikuar videot e dy prej vjedhjeve të kryera nga Gushi të papublikuara më parë.

Nishani: Gjyqtarët, rol aktiv dhe trajtim financiar më të mirë se deputetët

Postuar në 18 Prill, 2014 06:58

Presidenti Nishani ka kërkuar ndihmën e gjyqtarëve për procesin e reformimit të sistemit të drejtësisë. “Ju ftoj të jeni aktivë në orientimin e reformave në sistemin  e drejtësisë, pasi besoj se mendimi më profesional dhe realist mund të jetë ai që vjen nga komuniteti i gjyqtarëve, të cilët i njohin më mirë problematikat”, tha Presidenti në fjalën e mbajtur sot në Konferencën Gjyqësore Kombëtare. Presidenti dhe Kryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë,Bujar Nishani  gjithashtu kërkoi që gjyqtarët të një trajtim financiar më të mirë, madje më të mirë dhe se ministrat e deputetët.

Rama del çdo ditë 34 minuta live në TV

Postuar në 18 Prill, 2014 04:27

Pas publikimit të vëzhgimit të kryeministrit italian, Matteo Renzi sa i takon kohës së daljes në televizion, një media shqiptare ka monitoruar daljet e kryeministrit, Edi Rama (shih http://respublica.al/artikuj/2014/04/05/matteo-renzi-pushton-mediat-italiane-5-ore-ne-dite-ne-tv).

Video me myslimanë që vallëzojnë nën ritmet e këngës “Happy”: por ka myslimanë që po pyesin: Është hallall?

Postuar në 18 Prill, 2014 04:15

Ka vetëm dy ditë që është hedhur në youtube një video e përgatitur nga një grup që quhet ‘Honesty Policy’, ku janë filmuar myslimanë të të gjitha moshave, që të gjithë britanikë, që këndojnë hit-in e këngëtarit Pharrell Williams me titullin “Happy”, dhe vallzojnë, qeshin, argëtohen nën ritmet e kësaj kënge shumë gazmore e argëtuese.

Basha kërcënon me destabilizim politik, nësë nuk arrihet konsensusi për reformën territoriale

Postuar në 18 Prill, 2014 04:11

Në një kohë kur mazhoranca ka bërë të ditur se nuk mund të presë pafundësisht opozitën për reformën territoriale, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ka bërë apel qeverisë që të krijojë mundësinë e konsesusit për reformën territoriale.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme