Grabitësi serial Viktor Gushi boshatiste bankat për vetëm 33 sekonda (VIDEO)

33 sekonda do ti mjaftonin për grabitësin serial Viktor Gushit për të kryer një vjedhje. Ekspertët e policisë dhe kriminologët duke parë videot ku shfaqet Gushi duke vjedhur, kanë se këto janë grabitjet më të shpejta të bankave të kryera në 15 vitet e fundit në vendi tonë. Viktor Gushi është i dënuar me burgim të përjetshëm. Viktor Gushi, 47 vjeçari nga Patosi që për 4 vjet me radhë nga vitit 2008 deri në vitin 2012 ishte personazhi më misterioz dhe më problematik për Policinë e Tiranës. News24 ka publikuar videot e dy prej vjedhjeve të kryera nga Gushi të papublikuara më parë. Në videon e parë, grabitja është realizuar nga Gushi për 33 sekonda, mban datën 20 qershor 2008 te “Zogu i Zi” në Tiranë ku ai ka vjedhur me armë filialin e një bankë të nivelit të dytë, ku arriti të merrte shumën prej 300 mijë lekësh te rinj. Në video duket kur i pandehuri pasi ka hyrë në bankë i armatosur dhe i maskuar, i është afruar sportelit. Ai i ka zgjatur arkëtareve një qese dhe nën kërcënimin e armës i ka kërkuar të fuste aty lekët e kasafortës. Arkëtarja i ka futur lekët në qese, i pandehuri pasi i ka marrë qesen është larguar me shpejtësi. Në largim e sipër nga nxitimi është rrëzuar tek dera e bankës ku për pasojë arma pistoletë që mbante në duar ka realizuar një qitje të pavullnetshme. Ngjarja është zhvilluar nga ora 13:45 min e 51 sekonda deri ne 13:46 minuta e 24 sekonda. Grabitja e dytëka ndodhur me datë 21 nentor .2008, ora 13.40,në kryqëzimin e Rrugës “Bardhyl” me Rrugën “4 Dëshmorët”, Tirane i pandehuri ka vjedhur me armë filialin e nje banke te nivelit te dyte ku ka marrë shumën prej 800 mijë lekësh. Kjo grabitje ka zgjatur 38 sekonda në total. Viktor Gushi u arrestua me datën 28 mars 2012, një dite pasi kishte vrarë gjatë grabitjes Eleonora Kalocin arkëtare e një banke të nivelit të dytë në zonën e Sheshit “Shtraus”.
https://www.youtube.com/watch?v=9MlfgapmQYE
S.S
Add new comment