Mazhoranca – opozita “grinden” në Bruksel. Balla: Berisha urdhëroi nga Tirana që të mos firmosin marrëveshjen

Postuar në 18 Prill, 2014 08:16

Përfaqësuesit e mazhorancës dhe opozitës për Shqipërinë në Bruksel të cilët negociojnë për statusin e vendit, janë konfliktuar mes tyre dhe nuk kanë rënë dakrod të nënshkruajnë deklaratën e përbashkët. Deputeti dhe Nënkryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla ka akuzuar drejtpërdrejt ish-kryeministrin Berisha për mos arritjen e një deklarate të përbashkët mazhorancë-opozitë dhe BE. Sipas tij ai nuk i lejon deputet e PD të firmosin deklaratën. “Ta themi troç që porosia e zotërisë ka qenë shumë e qartë, të mos ketë marrëveshje sepse kjo më pas do të ndikojë negativisht për vendimin për statusin e Shqipërisë. Po nuk pati marrëeshje të përbashkët nuk ka as status’, ka thënë Balla. Duke dashur të bëjë sqarime Balla ka thënë se: “Arsyeja e parë pse nuk u arrit që deklarata e Strasburgut të miratohej atje, ishte se amendamentet e deputetëve të PD, anëtarë të këitij komiteti nuk u shkruan prej tyre, por priteshin të vinin nga Tirana. Amendamentet e opozitës erdhën nga Tirana me vonesë, pra nuk mbërritën brenda orarit zyrtar të takimit. Megjithatë bashkë me zotin Kukan vendosëm ti pranojmë amendamentet për diskutim, por problemi ishte se ato nuk ishin amendamente, por deklarata politike të PD, krejt tjetër gjë nga ajo që kishte përgatitur Parlamenti Europian.”.  S.S

Comments

Submitted by Dan (not verified) on

<p>Me batakci s`mund te gjendet.</p><p>Edhe koken e ka te shtrember,shprehje e injorances gjenetike.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.