Bllokohen 8 turistë fancezë në zonën turistike të Thethit

Tetët turistë të francezë dhe tetë banorë të zonës së Thethit janë bllokuar që pasditen e djeshme në vendin e quajtur Qafë Thorë. Reshjet e dëborës të ditëve të fundit ka bërë të pamundur lëvizjen e tyre drejt qytetit të Shkodrës, pasi të gjitha rrugët janë bllokuar. Në mesin e tyre ka edhe fëmijë. Rreziku më i madh për ta është rënia e ortekëve të dëborës, pasi ushqimin kanë mundur ta sigurojnë. Alarmi është dhënë nga grupi i xhirimit të Vizion Plus i cili ndodhet së bashku me ta. Policia e shtetit ka angazhuar disa forca special për tu shkuar në ndihmë. Forcat speciale ka mundësuar fillimin e punës për hapjen e rrugës me makineri. Forcat special bashkë me dy banorë të zonës kanë qëndruar gjithë natën me grupin e turistëve dhe gazetarët e Vizion Plus, për të siguruar jetën e tyre ndërsa rreth mesditës një ekskavator filloi hapjen e rrugës së bllokuar nga dëbora në një gjatësi prej 700 metrash, e cila pritet të hapet plotësisht në orët e pasdites. Në ndihmë të grupit të bllokuarve kanë zbritur edhe një grup i madh banorësh të zonës, të cilët u përpoqën për hapjen e rrugës me lopata. Pak ditë më parë, banorët e kësaj zone hapën me shpenzimet e tyre rrugën që të çon në Theth, pasi kishin gati 3 muaj të bllokuar nga dëbora.
http://vizionplus.al/izolohen-turistet-ne-theth/
S.S
Add new comment