Arkiv-Lajme

Raporti i KiE-s: Gjendja e të drejtave të njeriut në Europë, më e keqja që nga përfundimi i Luftës së Ftohtë

Postuar në 16 Prill, 2014 15:18

Këshilli I Europës ngre në nivel politik shqetësimin për situatën e të drejtave të njeriut në Europë. Sipas një raporti të publikuar së fundmi, gjendja në kontinent, lidhur me demokracinë, të drejtat e njeriut, shoqëruar nga dukuri si racizmi, korrupsioni dhe mosndëshkimi, është më e rënda që nga përfundimi I Luftës së Ftohtë. “Të drejtat e qenies njerëzore tashmë kërcënohen nga ndikimet e krizës ekonomike dhe nga pabarazitë që sa vijnë e thellohen”, është shprehur sekretari i Përgjithshëm i Organizatës Panevropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut, Thorbjorn Jagland.

Komunat serbe në Veri të Kosovës shpallin EULEX-in "të padëshiruar"

Postuar në 16 Prill, 2014 13:31

Komunat serbe në Veri të Kosovës, konkretisht komunat e Leposaviqit, Zubin Potokut dhe Zveçanit kanë deklaruar sot përmes një materiali të shpërndarë për mediat serbe se do të ndërpresin bashkëpunimin me EULEX-in dhe madje, e kanë shpallur misionin në fjalë “të padëshiruar në territoret e veta”. Si arsye është nxjerrë dënimi me paraburgim i qytetarëve të këtyre zonave. Noisur nga rasti i Nebojsha Vujaçiçit, këto komuna kanë deklaruar se askush nuk mund të mbrojë të drejtat e tyre, pasi edhe avokatët mund të vihen në shënjestër të EULEX-it.

s.z 

Shezai Rrokaj: “Duhet një kongres për ndryshimin e standardit. Në ’72-in kishte një traditë të standardit nga koha e Zogut, por...u vu toskërishtja”

Postuar në 16 Prill, 2014 12:27

Këshilli Ndërakdemik për Gjuhën duket se do ta përmbyllë punën e tij në verën e këtij viti. Dhe në finale, ai me gjasë do të bëjë rekomandimet e nevojshme, sipas “matjeve teorike” të cilat mandej do të duhet të kodifikohen në një Kongres të ri. Të gjitha këto, gjuhëtari Shezai Rrokaj, i ka shtjelluar në një intervistë për revistën “Klan”, ku ka apeluar që mënyra sesi realizohet ndryshimi i standardit, ose pasurimi i tij, siç thotë Rrokaj, duhet bëtë me një vendim politik. “Qeveria e Kosovës dhe e Shqipërisë do të marrin një vendim për çfarë ndryshimesh duhen bërë.

Përkujtimi i eksodit, kryeministri: "Mirënjohje edhe për Sali Berishën dhe PD-në, për kontributin që kanë dhënë për pavarësimin e Kosovës"

Postuar në 16 Prill, 2014 11:53

Takimi sot në Kukës mes dy qeverive, tëShqipërisë dhe Kosovës, ka dhënë ndër të tjera edhe një mundësi për të theksuar projektin e përbashkët europian të kombit shqiptar, i cili siç tha kryeministri shqiptar Edi Rama, ka si ëndërr të vetën bashkimin. “Sepse jemi një komb dhe ëndrra jonë është “të jemi një komb i bashkuar, në Evropën e bashkuar”, ka thënë Rama. Ai ka përmendur edhe problemet që ekzistojnë mes të dyja vendeve, një nga të cilët është edhe ai ekonomik. “Është e pakuptimtë që midis Serbisë dhe Kosovës, procedurat zhvillohen shumë më shpejt sesa midis Shqipërisë dhe Kosovës.

Ideja e taksës së televizionit në faturat e energjisë shkakton debate në Itali

Postuar në 16 Prill, 2014 11:39

Në Itali kanë nisur diskutime dhe debate publike rreth egzistencës së një plani të qeverisë për të përfshirë taksën e televizionit në faturat e energjisë elektrike. Synimi i qeverisë është që të rritet niveli i arkëtimit të kësaj takse dhe të ulet evazioni fiskal.

NATO nis lëvizjen e trupave drejt Lindjes pas kërkesës së Polonisë, Rumanisë dhe vendeve baltike. Rasmussen: “Të vendosur të mbrojmë aleatët tanë”

Postuar në 16 Prill, 2014 11:30

Kriza ukrainase i afrohet përherë e më shumë luftës. Sankisonet dhe masat me natyrë ekonomike të marra nga Perëndimi, nuk kanë arritur që ta mbajnë Vladimir Putinin brenda kufijve të Krimesë, të cilën e aneksoi thuajse duke bërë lojë luftrash. Këto ditë tensionet kanë dalë në sipërfaqe, me të njëjtën teknikë veprimi edhe në qytete si Donbasi, Kramatorsku, Donetz, Karkhov, Lugansk, Slavyansk dhe Horlivka, ku protestues prorusë kanë kapur godinat qeveritare.

“Të jesh shqiptar nuk është e lehtë as në Itali”

Postuar në 16 Prill, 2014 10:08

Një rast racizmi në Itali, ka gjetur sërish një shqiptar si “viktimë”. Shpëtim Hala, arbitër në kategorinë inferiore në vendin fqinj, është bërë pre e sulmeve raciste dhe e kërcënimeve. Shpëtim Hala, arbitri me origjinë shqiptare, ka dhënë dorëheqjen pasi ka bërë denoncimin publik dhe ka përcjellë kërkesën me arsyet në Komisionin Arbitral. “Dorëheqja ime ishte për faktin se shpesh po ndodhnin fyerje dhe sharje nacionaliste. Me sa duket të jesh shqiptar nuk pranohet lehtë nga qytetarët italianë.

Sigurimi nga aksidentet, ndryshimet në ligj provokojnë debate. Ekspertët: “Favorizohen kompanitë”

Postuar në 16 Prill, 2014 09:27

Top-Channel raporton sot se së shpejti qeveria shqiptare e drejtuar nga ekipi i “Rilindjes” do të sjellë për diskutim në parlament disa ndryshime në ligjin që trajton dëmshpërblimet e kompanive të sigurimeve për të aksidentuarit. Cili është thelbi i këtyre ndryshimeve? Sipas ekspertëve të intervistuar nga Top-Channel, thelbi i kësaj iniciative është i thjeshtë: si të rregullohet që kompanitë të mos paguajnë dëmshpërblime. Ose për të kaluar nga gjuha ekonomike në gjuhën politike: të bëjmë diçka që “ta hanë” qytetarët.

Joseph Daul: “Ukraina duhet të na mësojë të merremi me Ballkanin ku situata është eksplozive”

Postuar në 16 Prill, 2014 08:50

Eurodeputeti i njohur Joseph Daul ka deklaruar në një intervistë dhënë për një gazetë në Strasburg, se kriza e Ukrainës duhet t’I mësojë Europës që të merret seriozisht me Ballkanin. Arsyeja sipas tij lidhet me “situatën eksplozive” në Ballkan, ku krimi dhe oligarkia po bëhen dominues. “Ata (euro deputetët e ardhshëm) së shpejti duhet të bëhen të vetëdijshëm me atë që ndodh në Ukrainë. Dhe gjithashtu në Ballkan! Në Ballkan situata është eksplozive! Nëse nuk vendoset atje shteti juridik, do të vazhdojë banditizmi i madh, oligarkia dhe korrupsioni. Kjo është e pamundur të kontrollohet.

Vetëvendosja kundër ligjit që ndalon pjesëmarrjen në konflikte jashtë. Selimi: “Nuk përcaktohet qëllimi për rastet e konflikteve të tjera në vendet shqiptare”

Postuar në 16 Prill, 2014 08:38

Ligji që ndalon pjesëmarrjen e shtetasve kosovarë në konflikte të armatosura jashtëterritorit të shtetit është kundërshtuar nga Vetëvendosja. Sipas përfaqësuesve të kësaj partie, ligji ka mangësi. “Ky ligj nuk e përshkruan saktësisht qëllimin me të cilin do të përdorej në raste të tjera, në rrethana të tjera në vendet shqiptare”, u shpreh përfaqësuesi i VV-së Rexhep Selimi. Por duket se ky pretendimi i VV-së nuk është marrë parasysh nga partitë e tjera politike, pasi ai është kaluar në Komisionin për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme