Shezai Rrokaj: “Duhet një kongres për ndryshimin e standardit. Në ’72-in kishte një traditë të standardit nga koha e Zogut, por...u vu toskërishtja”

Këshilli Ndërakdemik për Gjuhën duket se do ta përmbyllë punën e tij në verën e këtij viti. Dhe në finale, ai me gjasë do të bëjë rekomandimet e nevojshme, sipas “matjeve teorike” të cilat mandej do të duhet të kodifikohen në një Kongres të ri. Të gjitha këto, gjuhëtari Shezai Rrokaj, i ka shtjelluar në një intervistë për revistën “Klan”, ku ka apeluar që mënyra sesi realizohet ndryshimi i standardit, ose pasurimi i tij, siç thotë Rrokaj, duhet bëtë me një vendim politik. “Qeveria e Kosovës dhe e Shqipërisë do të marrin një vendim për çfarë ndryshimesh duhen bërë. Pra, pas një debati të gjerë duhet një kongres që të vendosë saktësisht se çfarë është e nevojshme për kodifikim”, ka thënë Rrokaj. Por a janë të nevojshme ndryshimet dhe a ka kosto ndërhyrja në standard? Ja përgjigja e gjuhëtarit Rrokaj: “Shekulli i XXI është shekulli i shqiptarëve, i një ngjizjeje kombëtare, e cila kishte filluar të pësonte krisje për shkak të copëtimit gjeopolitik që u ndodhi shqiptarëve, duke filluar që nga 1913. Në këtë mënyrë nuk mund të themi që gjuha, edhe kjo standarde, u vendos një herë e përgjithmonë në Kongresin e Drejtshkrimit dhe se ajo nuk duhet të ndryshojë. Ndryshojnë shqiptarët, ndryshon Shqipëria, ndryshojnë trevat shqiptare pra edhe gjuha që është e përditshmja e tyre ndryshon”. Dhe më e rëndësishme: “Kjo duhet të shikohet jo nga këndvështrimi i asaj që u sanksionua në Kongresin e Drejtshkrimit, por nga pikëpamja e rezultatit që mund të merret sot”. Një element tjetër që vlen për t’u veçuar është e ashtuquajtura padrejtësi ndaj gegnishtes, të cilën çuditërisht Rrokaj nuk ka dashur ta pranojë hapur, por ta lëjë të kuptohet. Kjo pasi në administratën e Zogut ishte në përdorim variant i Elbasanit, por që siç shprehet Rrokaj: “Në ’72-in gjasat ishin që standardi të mbështetej mbi dialektin gegë, në të ashtëquajturën përdorim shtetëror sepse kishte një rrugë të verifikuar në periudhën e mbretit Zog. Në këtë periudhë u lanë të përdoreshin të dyja variantet, pavarësisht se gjuha e shtetit mbështetej tek gegnishtja e poshtme. Kjo do të thotë se ky dialekt mund të ishte përdorur si bazë mbi të cilën u ndërtua standardi. Por u vu toskërishtja”.
http://www.revistaklan.com/index.php?id=4784&mod=2
s.z
Comments
Zheyai tepelena pasie eberi

Zheyai tepelena pasie eberi universitetin lemsh ben teorira per standartin. Se kuee gjeti ky standartin ne kohen e Zogut me popullsi 85 % analfabete ky edi . Te pyesi gjyshine evet ne tepelene kur ka mesuar te shkruaje

Nje njeri pa integritet moral

Nje njeri pa integritet moral dhe intelektual, sic e ka deshmuar veten tash 20 vjet rresht.

Komentet duhet te permbajne

Komentet duhet te permbajne argumenta ose kundra argumenta e jo mllefe o opinione personale.

Vetem argumentet logjike jane te vlefshem.

Add new comment