Përkujtimi i eksodit, kryeministri: "Mirënjohje edhe për Sali Berishën dhe PD-në, për kontributin që kanë dhënë për pavarësimin e Kosovës"

Takimi sot në Kukës mes dy qeverive, tëShqipërisë dhe Kosovës, ka dhënë ndër të tjera edhe një mundësi për të theksuar projektin e përbashkët europian të kombit shqiptar, i cili siç tha kryeministri shqiptar Edi Rama, ka si ëndërr të vetën bashkimin. “Sepse jemi një komb dhe ëndrra jonë është “të jemi një komb i bashkuar, në Evropën e bashkuar”, ka thënë Rama. Ai ka përmendur edhe problemet që ekzistojnë mes të dyja vendeve, një nga të cilët është edhe ai ekonomik. “Është e pakuptimtë që midis Serbisë dhe Kosovës, procedurat zhvillohen shumë më shpejt sesa midis Shqipërisë dhe Kosovës. Ky është realiteti sot, për kalimin e mallrave nga njëra anë në tjetrën. Dhe është tërësisht e pakuptimtë që për shqiptarët e Shqipërisë apo të Kosovës, që tregtojnë duke kapërcyer këtë kufi, të ketë kufi”, ka deklaruar kryeministri shqiptar. Një tjetër element me rëndësi në fjalën e tij ka qenë edhe vlerëismi i atyre që kanë kontribuar për çlirimin e Kosovës, sidomos aleatët e Shqipërisë. Me këtë rast, mirënjohja e Ramës ka shkaur edhe për Sali Berishën dhe Partinë Demokratike, në një qëndrim që përcjell mesazhe politike për zhvillimet politike brenda vendit. “…U ndjeva krenar kur Presidenti Klinton,- kini parasysh ishte koha e dialogut, - i tha Hashimit: “Ju i mbijetuat luftës dhe fituat lirinë. Tani duhet t’i mbijetoni paqes dhe të fitoni mirëqenien”. Këtu, edhe tek fjalët e këtij lideri të madh e njërës prej figurave më të mëdha politike të shekullit të kaluar, qëndron edhe thelbi i kohës sonë të re…E di që po të ishte paraardhësi im këtu do të thoshte harrove Xhorxh Ë. Bush. Dhe unë, meqenëse jemi këtu në 15–vjetorin e eksodit, por gjithsesi jemi këtu me dy qeveri, me dy shtete, me një realitet tërësisht të transformuar, sigurisht që nuk do ta lë pa e shprehur dhe mirënjohjen, jo vetëm për Presidentin tjetër që ishte jashtëzakonisht i rëndësishëm në rrugën e pavarësimit të Kosovës, Presidentin Bush, apo në rrugën e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, por, madje, unë këtu dua të shpreh mirënjohjen edhe për Sali Berishën, edhe për Partinë Demokratike në qeveri, si pjesë e përpjekjes së përbashkët shqiptare për pavarësimin e Kosovës dhe për të arritur në këtë ditë ku ne shqiptarët të kemi mundësinë t’i themi vetes:, Dakord, ne ndahemi thuajse për të gjitha. Madje, në qoftë se e kthejmë në çështje politike, ne mund të ndahemi edhe për sa është ora; a është drekë apo është darkë; është mars apo është prill; edhe çfarë viti është. Por ne fatmirësisht nuk ndahemi tek çështja e madhe që deri dje mbante emrin “çështja e Kosovës”, por që sot, natyrshëm ka emrin “çështja e shqiptarëve””, tha Rama.
http://kryeministria.al/al/newsroom/lajme/nga-eksodi-tek-partneriteti-st...
s.z
Add new comment