Sigurimi nga aksidentet, ndryshimet në ligj provokojnë debate. Ekspertët: “Favorizohen kompanitë”

Postuar në 16 Prill, 2014 09:27

Top-Channel raporton sot se së shpejti qeveria shqiptare e drejtuar nga ekipi i “Rilindjes” do të sjellë për diskutim në parlament disa ndryshime në ligjin që trajton dëmshpërblimet e kompanive të sigurimeve për të aksidentuarit. Cili është thelbi i këtyre ndryshimeve? Sipas ekspertëve të intervistuar nga Top-Channel, thelbi i kësaj iniciative është i thjeshtë: si të rregullohet që kompanitë të mos paguajnë dëmshpërblime. Ose për të kaluar nga gjuha ekonomike në gjuhën politike: të bëjmë diçka që “ta hanë” qytetarët. Ky konkluzion vjen vetiu nëse sheh se cilat janë ndryshimet. “Dikush do t’ia japë mjetin për përdorim një personi të tretë e për këtë duhet të njoftojë kompaninë siguruese, që ‘unë po e pajis me autorizim filanin dhe do të shkojë në filan vend’, diçka e pamundur. Po kështu, ka hapësira kur mjeti ka difekte teknike, apo kur drejtuesi i mjetit ecën me shpejtësi më të lartë se sa ajo e lejuar dhe bëhet shkak për aksidente. Kuptohet që automjete në gjendje teknike perfekte nuk ka, edhe ato që dalin nga fabrika kanë problemet e tyre. Këtu mund të gjenden justifikime për t’i hapur një shteg gjërave, në mënyrë që qytetarët të mos dëmshpërblehen..Aty trajtohet edhe çështja e Asamblesë së Byrosë Shqiptare të Sigurimeve, e cila përbëhet nga anëtarë të kompanive. Është e pakuptimtë që drejtuesit e kompanive të jenë edhe pjesë drejtuese e Asamblesë, në asnjë vend të botës nuk ndodh kjo”, ka deklaruar për TCH eksperti  Gëzim Hoxha. Do pritur që të dëgjohet edhe qeveria për këto ndryshime , të cilat kështu siç paraqiten janë problematike dhe irrituese. Vetëm nëse, dhe këtu nuk ka pse të mos besojmë, këto ndryshime bëhen nga premisa të një humanizmi. Ndoshta kështu qeveria synon të trembë drejtuesit në mënyrë që të mos ecin shpejt, pra të mos kemi më aksidente.

http://top-channel.tv/artikull.php?id=276290

s.z 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.