Arkiv-Lajme
Rishfaqet në Itali problemi i skorjeve nukleare. Çdo gjë është gati, edhe paratë, mungon vetëm vendi i depozitimit
Italia përballet këto kohë me një çështje delikate. Depozitimin dhe administrimin e skorjeve nukleare që prodhohen në këtë vend. “Espresso” shkruan se çështja po bëhet edhe njëherë aktuale, pasi kontratat me vendet e tjera që mbajnë aktualisht skorjet e Italisë, po skadojnë. Problemi qëndron jo tek investimi, që shkon në 2.5 miliardë euro dhe që shteti siç duket është i gatshëm t’i lëvrojë, por te vendi i ndërtimit të impiantit. “Espresso” kujton protestat e shumta në Bazilikata në kohën kur qeveria e Berluskonit vendosi t’i depozitonte aty.
Kemi çmimin e naftës më të lartin në Europë
Shqiptarët paguajnë çmimin më të lartë të karburanteve në rajon. Top-Channel citon Shoqërinë Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar, e cila ka bërë një krahasim çmimesh mes vendeve të ndryshme. Shqipëria renditet ndër vendet më të shtrenjtë. “Përkatësisht, sipas GIZ, në fund të vitit 2012, çmimi me pakicë i naftës në Shqipëri ishte 1 dollarë e 79 cent për litër, duke lënë pas Francën, Qipron, Spanjën, Kroacinë, Poloninë dhe shumë vende të tjera, ku të ardhurat për frymë janë disa herë më të larta.
Kuvendi miraton ligjin për faljen e gjobave ndaj biznesit për periudhën 1 mars 2013-31 gusht 2013
Sot Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar ligjin përmes të cilit falen gjobat e vëna në periudhën 1 mars 2013 deri më 31 gusht 2013. Ligji është miratuar me 75 vota pro, në një seancë ku votimi ëhstë zhvilluar pa pjesëmarrjen e opozitës. Siç ka vepruar në seancat e fundit, opozita ka braktisur sallën pas diskutimeve jashtë rendit të ditës. Gjobat në fjalë, qeveria aktuale i konisderuar si gjoba elektorale, meqenëse përkojnë me periudhën elektorale.
s.z
Një shkrim që çoi në thirrje për protesta ndaj gazetës “Lajm”. Shkrimtari Mehmeti: “Jemi të kërcënuar edhe nga ‘shkijet’ tanë!”
Debatet Brenda faktorit shqiptar në Maqedoni duket se I afrohen më shumë konfliktit. Rasti më I fundit, që duket se aktualizohet në kontekstin e zgjedhjeve, është thirrja nga një profil në “Facebook”-BDI-UÇK, për një “protestë gjithëpopullore” përpara redaksisë së gazetës “Lajmi’. Siç informon portal “Almakos” shkak I këtij reagimi është shkrimi I Fejzi Hajdarit me titullin: “Piknik dhe spiunazh”. Ideja kryesore është se në emër të patriotizimit, një pjesë e elitës politike shqiptare në Maqedoni po qeveris sipas midesë, madje duke tentuar edhe të trashëgojë pushtetin.
Seanca plenare, ministrja e Mbrojtjes: “Asnjë fakt për akuzën e trafikut. Kërkoni të çorodisni opinionin”
Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli ka reaguar sot në seancën plenare rreth akuzave të opozitës se përmes mjeteve dhe infrastrukturës së ushtrisë zhvillohet trafik droge. “Ka një javë që opozita thotë që është në dijeni të një të vërtete të tmerrshme, por nuk thotë asgjë përveçse unë si ministre e Mbrojtjes po fsheh informacionet. Ju vetëm akuzoni pa dhënë asnjë provë, vetëm thoni që infrastruktura e Ushtrisë është vënë në shërbim të trafikut të drogës. Kjo është një lojë qesharake dhe cinike. Çdo akuzues duhet të provojë akuzën e tij.
New York, shkrihet njësia që përgjonte myslimanët. Në fokus edhe shqiptarët
Policia e New Yorkut ka vendosur të shpërndajë Njësinë Demografike e cila kishte si detyrë të survejonte komunitetet e myslimanëve, institucionet dhe vendet e frekuentimit të tyre. Puna zhvillohej nën mbikëqyrjen e Divizionit të Zbulimit të policisë dhe konsistonte në hedhjen në veprim të agjentëve civilë. Në fokus kanë qenë edhe komunitetet shqiptare.
Kritika dhe ide në takimin për dramatugjinë. Drejtori Çuli: “Do të referoj si ide shkrimin e një drame për Enver Hoxhën”
Është mbajtur këto ditë takimi i regjisorëve, dramaturgëve, kritikëve dhe aktorëve ku ëhstë folru për gjendjen e dramaturgjisë shqiptare. Kritikat eshumta për vënien në skenë, cilësinë e dramave të sjella para publikut kanë prodhuar debat. Kështu siç shkruan “Shekulli” sjellja e veprave lidhet sipas disa regjisorëve me frymëzimin që ato përcjellin te regjisorët.
Dashamir Shehi kundër protestave. “Protestat për hir të reformës territoriale nuk do të ishin produktive”
Dashamir Shehi, kryetar i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar ka deklaruar se kalimi në protesta si pasojë e miratimit të njëanshëm të reformës territoriale nuk është një lëvizje produktive. “Në këtë rast protesta nuk është se ndihmon ndonjë gjë të madhe. Nëse reforma shërben si sebep për protesta, unë them se nuk ka ndonjë vlerë të madhe”, është shprehur Shehi për “Mapo”. Sipas tij ka ardhur koha për një reformë territoriale, e cila duhet që të realizohet e tillë që t’i rezistojë kohës.
s.z
Akuza për trafikun e drogës me mjete të ushtrisë, Berisha: “Më ka ardhur një sms që bën të ditur se një avion merr ngarkesë në Divjakë çdo ditë”
Kallëzimet penale të bëra nga ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli për parardhësin e tij Arben Imami, duket se kanë vënë në lëvizje dhe kanë shqetësuar PD-në. Ish-kryetari i saj, Sali Berisha, me gjasë ka gjetur mjetin për kundërsulm dhe ky është rasti i trafikut të drogës me infrastrukturë të ushtrisë. Sot “Mapo” përcjell një pasazh nga intervista e mbrëmshme e Berishës në ABC NEËS, në të cilën ai është shprehur se para disa kohësh i ka ardhur një sms në celulra që e njoftonte se në Divjakë çdo mbrëmje në orën 20:00 ulet një avion dhe merr ngarkesë.
Nga debatet në grup, drejt pastrimit të PD-së!
Lulzim Basha dhe padyshim, Sali Berisha që qëndron pas tij, duket s ekanë nisur sulmin për të pastruar partinë nga të vjetrit. Ky operacion, lidhet më shumë me një riekuilbirm paselektoral, meqenëse tashmë PD-ja hyn në fazë zgjedhore për forumet e saj. “Shekulli” shkruan sot se ndaj të vjetërve, sidomos Jozefina Topallit ka nisur një kundërsulm. Si zë në këtë qasje politike, shfaqet deputetja e Lezhës, Albina Deda, e cila ka vënë re se mbajtja e PD-së nën kontrollin e vetëm disa personave e ka dëmtuar atë.