Një shkrim që çoi në thirrje për protesta ndaj gazetës “Lajm”. Shkrimtari Mehmeti: “Jemi të kërcënuar edhe nga ‘shkijet’ tanë!”

Postuar në 17 Prill, 2014 06:34

Debatet Brenda faktorit shqiptar në Maqedoni duket se I afrohen më shumë konfliktit. Rasti më I fundit, që duket se aktualizohet në kontekstin e zgjedhjeve, është thirrja nga një profil në “Facebook”-BDI-UÇK, për një “protestë gjithëpopullore” përpara redaksisë së gazetës “Lajmi’. Siç informon portal “Almakos” shkak I këtij reagimi është shkrimi I Fejzi Hajdarit me titullin: “Piknik dhe spiunazh”. Ideja kryesore është se në emër të patriotizimit, një pjesë e elitës politike shqiptare në Maqedoni po qeveris sipas midesë, madje duke tentuar edhe të trashëgojë pushtetin. Hajdari e quian këtë ideologji të rankoviçizmit, përderisa, njësoj sin ë kohën e Rankoviçit, janë patriotët e vërtetë shqiptarë ata që po persekutohen. “Rankoviqistët” i kuptojnë shumë lehtë shifrat. Nëse dikush ju thotë shkoni bëni pik-nik, ata e kanë të qartë se duhet të shkojnë të bëjnë spiunazh. I marrin me veti formularët e përgatitur në kuzhinat e UDB-së,  për të evidentuar se: cilët shqiptarë po dalin në vendvotime për të votuar kandidatin shqiptar dhe po dëmtojnë konceptin e tyre për kandidat alla “bratstvo-edinstvo”. Evidentojnë se kush janë sot “shiptarski nacionalisti i iredentisti”, njëlloj sikurse janë evidentuar në kohën e Rankoviqit”, shkruan aHaj Hajdari. Lidhur me apelin për protest ndaj një gazete është prononcuar edhe Kim Mehmeti, sipas të cilit kjo thirrje bëhet nga “fara e keqe e shqiptarisë”. “Ata që bëjnë këtë thirrje edhe mund të jenë shqiptarë, por janë fara e keqe e shqiptarisë! Andaj le të vijnë, dhe nëse ka gazetarë shqiptarë mes nesh, do duhet të dalim t’i presim, që më në fund të shihet qartë se prej moti, ne nuk jemi të kërcënuar vetëm nga antishqiptarët e këtushëm maqedonas, por edhe nga ‘shkijet’ tanë!”.

http://almakos.com/lajme/maqedoni/48202-t%C3%ABrbohen-%E2%80...

s.z

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.