Arkiv-Lajme
Këngëtari Zdravko Colic për “Vecernje Novosti”: “Në Tiranë jam pritur si mbret”. “Express” shkruan se në Kosovë kjo pritje ka nxitur reagime
Mediat serbe i kanë dhënë hapësirë prezantimit në Tiranë të këngëtarit serb Zdravko Colic. “Express” përmend gazetën "Vecernje Novosti" që citon këngëtarin të jetë shprehur se është pritur si jo më mirë në Shqipëri. “Kam qenë në Shqipëri edhe më herët, por kurrrë në Tiranë, që është një qytet shumë i bukur. Kanë rini të mrekullueshme dhe jam pritur si mbret. Kam ndjerë dashurinë në çdo hap. Kam dhënë intervistë për televizionin më të shikuar të tyre. Nuk e kemi përmendur politikën.
Gjurmët e muzikës së vjetër shqiptare...
Para tre viteve, gazetarja Aida Tuci publikonte në gazetën “Mapo” një artikull me titull: “Një amerikan në kërkim të muzikës së vjetër shqiptare”, i cili fliste për përpjekjen e një shtetasi amerikan, Christopher King(i njohur për punën e tij në përmbledhjen e muzikës bluz), në gjetjen dhe përmbledhjen e këndëve të vjetra të muzikës shqiptare. Me këtë rast, King, publikoi edhe një disk me këtë muzikë, pasi, siç shkruan Tuci “gërmoi në arkivat amerikane dhe gjeti 78 incizime të rralla nga vendet e Ballkanit”.
Ngarje e rëndë në Azi. Mbytet trageti në Korenë e Jugut; nga 459 pasagjerë mungojnë 300
Pas zhdukjes së avionit të linjës Kuala Lumpur-Pekin, është radha e Koresë së Jugut të përballet me një fatkeqësi të rëndë. Mediat ndërkombëtare njoftojnë për përmbysjen dhe mbytjen e një trageti që po shkonte nga porti i Incheonit në veriperëndim drejt ishujllit Jeju. Bilanci i ngjarjes është tragjik; BBC-ja bën me dije se nga 459 njerëz në bord, kryesisht studentë, rreth 300 mungojnë në apelin e përgjithshëm. Ndërkohë tre persona kanë vdekur dhe 13 të tjerë janë lënduar.
Protestë e emigrantëve në Athinë për çështjen e toponimeve
Emigrantët shqiptarë në Athinë kanë protestuar sot para selisë së Parlamentit grek duke kërkuar zgjidhjen e çështjes së toponimeve në pasaporta.
Kukës, qeveria e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës përkujtojnë eksodin e shqiptarëve më 1999
Në Kukës sot përkujtohet eksopdi i shqiptarëve të Kosovës në kohën e luiftës së vitit 1999. Me këtë rast,dy qeveritë shqiptare, e Shqipërisë dhe Kosovës, do të jenë organizues të ceremonisë që mbahet në Kukës. Në ceremoni janë përfshirë disa ministra të qeverive respective. Një fjalë ka mbajtur me këtë rast edhe numri dy i qeverisë së Kosovës, Behgjet Pacolli që ka falënderuar qytetarët e Kukësit që siç tha ai “lëshuan vend për njerëzit, për fëmijët, gratë nga Kosova”.
“Arbëria në hartat e vjetra të Bibliotekës Kombëtare”, Plasari: “Hartat më interesante, ato të hartografëve arabë”
Drejtori i Bibliotekës Kombëtare. Aurel Plasari ka qenë këto dy ditë në Kosovë, me rastin e Javës së Bibliotekës ku edhe ka prezantuar albumin “Arbëria në hartat e vjetra të Bibliotekës Kombëtare”. Plasari ka mbajtur edhe një ligjëratë në të cilin ka çmuar vlerën e hartografisë për territoret e Shqipërisë së sotme. “Viset pranë bregdetit janë hartografuar më shumë sesa viset në brendësi”. Po kështu Plasari ka theksuar se hartat arabe janë ato me më shumë interes për albanologjinë dhe që mbeten ende të pastudiura.
“Dita”: Imami kërkonte privatisht “Thesarin e Mokrës” duke përdorur fonde dhe asete shtetërore
Gazeta “Dita” shkruan sot për atë që ajo e konsideron një mashtrim të madh nga ish-ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, i cili sipas saj, ka përdorur fonde publike dhe asete shtetërore për të kërkuar thesare të fshehura në Mokër. Nuk dihet nëse Imami ka patur ndonjë të dhënë konkrete për thesarin e Mokrës, që përflitet si legjendë, apo ky është një hobi me të cilin ish-ministri kërkonte të pasuronte fondin numizmatik të Shqipërisë. Në ccdo rast kjo akuzë për kërime thesari nga një ish-ministër duhet verifikuar, pasi ky është realisht rasti i parë që del në skenë.
Mungojnë tri dosje në arkivën e Ministrisë së Drejtësisë. Sipas “Shqip” Naço ka bërë kallëzim penal për Eduart Halimin
Ministri i Drejtësisë Nasip Naço ka bërë një kallëzim penal në Prokurori ndaj parardhësit të tij, Eduart Halimi. Sipas gazetës “Shqip” që njofton për këtë çështje, shkak është bërë zhudkja nga arkiva e dosjeve për tre gjyqtarë. “Dosjet e humbura kanë të bëjnë me një inspektim për një gjyqtar nga Durrësi, një nga Korça dhe një nga Lezha”, shkruan”Shqip”. Po kështu thuhet se Ministria e Drejtësisë përpara se të bënte kallëzimin ka bërë të gjitha verifikimet e nevojshme në rrugë administrative, por asgjë nuk është gjetur.
s.z
Letër ankese nga baza socialiste kundër Ben Blushit
Tensionet duket se nuk mungojnë edhe në Partinë Socialiste që është në pushtet. Sipas “Panoramës”, edhe socialistë në Elbasan janë “ngritur” kundër deputetit të zonës, Ben Blushi, që sipas tyre po përpiqet të krijojë një grupim në zonën e Elbasanit, bashkë me dy drejtueist e saj. “Zhgënjimi më i madh për ne është fakti se kur informojmë të deleguarin e PS-së, z. Ben Blushi, ai bën rolin e “sehirxhiut”, madje nga veprimet dhe mosvperimet e tij, sipas rastit, ëhstë në lidhje trinominale me ta.
“Shekulli” flet për përplasje Topalli-Basha në mbledhjen e fundit të PD-së
Gazeta “Shekulli” shkruan sot në titull kryesor për përplasje të forta në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike. Sipas gazetës, përplasjet kanë ndopdhur mes atyre që i quan veteranë dhe kryetarit të partisë, Lulzimm Basha. Shkak është bërë udhëzimi i lëshuar nga Basha për zgjedhjet nnë strukturat e PD-së, udhëzim i cili është kundërshtuar nga Jozefina Topalli, sidomos për pjesën e përdorimit të emrit të saj. Pretendimi i Topallit është mbështetur edhe nga Albana Vokshi.