“Arbëria në hartat e vjetra të Bibliotekës Kombëtare”, Plasari: “Hartat më interesante, ato të hartografëve arabë”

Drejtori i Bibliotekës Kombëtare. Aurel Plasari ka qenë këto dy ditë në Kosovë, me rastin e Javës së Bibliotekës ku edhe ka prezantuar albumin “Arbëria në hartat e vjetra të Bibliotekës Kombëtare”. Plasari ka mbajtur edhe një ligjëratë në të cilin ka çmuar vlerën e hartografisë për territoret e Shqipërisë së sotme. “Viset pranë bregdetit janë hartografuar më shumë sesa viset në brendësi”. Po kështu Plasari ka theksuar se hartat arabe janë ato me më shumë interes për albanologjinë dhe që mbeten ende të pastudiura. Sipas Plasarit “koleksionet më interesante të hartave janë ato të dy tre hartografëve arabë ku është hartografuar Arbëria dhe të cilat ndodhen në Bibliotekën Kombëtare të Francës, më konkretisht në Paris”.
http://kultplus.com/?id=7&l=2592
s.z
Add new comment