“Dita”: Imami kërkonte privatisht “Thesarin e Mokrës” duke përdorur fonde dhe asete shtetërore

Postuar në 16 Prill, 2014 04:23

Gazeta “Dita” shkruan sot për atë që ajo e konsideron një mashtrim të madh nga ish-ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, i cili sipas saj, ka përdorur fonde publike dhe asete shtetërore për të kërkuar  thesare të fshehura në Mokër. Nuk dihet nëse Imami ka patur ndonjë të dhënë konkrete për thesarin e Mokrës, që përflitet si legjendë, apo ky është një hobi me të cilin ish-ministri kërkonte të pasuronte fondin numizmatik të Shqipërisë. Në ccdo rast kjo akuzë për kërime thesari nga një ish-ministër duhet verifikuar, pasi ky është realisht rasti i parë që del në skenë. Gjithsesi, “Dita” shkruan se “për të justifikuar shpenzimin dhe lëvizjen e dyshimtë  të trupave hartoi një raport për një “rrezik sulmi nga Maqedonia, e cila po minon kufirin”.

s.z 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.