Nga debatet në grup, drejt pastrimit të PD-së!

Lulzim Basha dhe padyshim, Sali Berisha që qëndron pas tij, duket s ekanë nisur sulmin për të pastruar partinë nga të vjetrit. Ky operacion, lidhet më shumë me një riekuilbirm paselektoral, meqenëse tashmë PD-ja hyn në fazë zgjedhore për forumet e saj. “Shekulli” shkruan sot se ndaj të vjetërve, sidomos Jozefina Topallit ka nisur një kundërsulm. Si zë në këtë qasje politike, shfaqet deputetja e Lezhës, Albina Deda, e cila ka vënë re se mbajtja e PD-së nën kontrollin e vetëm disa personave e ka dëmtuar atë. “Deputetët që kryesonin listat duhet të dorëhiqeshinnëse kishin pak dinjitet”, përcjell “Shekulli” mendimin e saj. Është një betejë që do të fillonte herët apo vonë në PD nisur nga zgjedhja e Bashës në krye të PD-së. Ironia qëndron në faktin se teksa të vjetrit akuzohen si klanorë dhe kontribues në humbjen e PD-së, ata vetë po ankohen për zgjedhjen e koordinatorëve që monitorojnë zgjedhjet në forume dhe që janë caktuar në këtë detyrë nga Basha personalisht.
s.z
Add new comment