“Të jesh shqiptar nuk është e lehtë as në Itali”

Një rast racizmi në Itali, ka gjetur sërish një shqiptar si “viktimë”. Shpëtim Hala, arbitër në kategorinë inferiore në vendin fqinj, është bërë pre e sulmeve raciste dhe e kërcënimeve. Shpëtim Hala, arbitri me origjinë shqiptare, ka dhënë dorëheqjen pasi ka bërë denoncimin publik dhe ka përcjellë kërkesën me arsyet në Komisionin Arbitral. “Dorëheqja ime ishte për faktin se shpesh po ndodhnin fyerje dhe sharje nacionaliste. Me sa duket të jesh shqiptar nuk pranohet lehtë nga qytetarët italianë. I ka ndodhur shumë arbitrave që janë me kombësi të huaj, por unë pata kurajën që të denoncoj një gjë të tillë dhe mesa duket kjo nuk u prit aq mirë nga drejtuesit e kolegjit arbitrar”, ka deklaruar Hala.
http://top-channel.tv/artikull.php?id=276261&ref=ml
s.z
Add new comment