Video me myslimanë që vallëzojnë nën ritmet e këngës “Happy”: por ka myslimanë që po pyesin: Është hallall?

Ka vetëm dy ditë që është hedhur në youtube një video e përgatitur nga një grup që quhet ‘Honesty Policy’, ku janë filmuar myslimanë të të gjitha moshave, që të gjithë britanikë, që këndojnë hit-in e këngëtarit Pharrell Williams me titullin “Happy”, dhe vallzojnë, qeshin, argëtohen nën ritmet e kësaj kënge shumë gazmore e argëtuese. Videon mund ta shihni në linkun http://www.youtube.com/watch?v=gVDIXqILqSM, dhe aty do të shihni se deri më tani, kur kanë kaluar pra vetëm 48 orë, videoja është parë gati nga 600 mijë herë. Ka patur debat mes myslimanësh, nëse kjo video është apo jo “hallall”, por autorët e saj, që të gjithë myslimanë, janë të sigurtë se videoja do të pëlqehet nga shumica e myslimanëve në botë, pasi përcjell mesazhin e lumturisë.
Re.Pu.
Comments
:))) o respublica, mos u beni
<p>:))) o respublica, mos u beni dhe ju si policia e haramit dhe hallallit. faleminderit qe sollet videon ne vemendje. ne video eshte dhe nje nga dijetaret e botes islame, anglezi Tim Winter. hallall respublica!</p>
Add new comment