Gjyqtari i arrestuar: Nuk po merrja ryshfet, por qiranë e banesës

Pritet që gjatë ditës së sotme, gjyqtari Dhimitër Pojanaku të dalë para gjykatës së Korçës ku do të njihet me masën e sigurisë. Mësohet se në deklaratën e tij para prokurorisë gjyqtari ka theksuar se po merrte qiranë e një prone të tij dhe se nuk bëhet fjalë për asnjë lloj ryshfeti apo korrupsioni, raporton “OraNews”.
Ndërkaq, Këshilli i Lartë i Drejtësisë gjatë një mbledhje të jashtëzakonshme në orët e pasdites së djeshme vendosi ti hapë rrugë prokurorisë për hetimet për rastin e gjyqtarit të Pogradecit Dhimitër Pojanaku. KLD vendosi me unanimitet Këshilli vendosi pezullimin nga detyra tër Pojanakut deri sa të merret një vendim gjyqësor i formës së prerë.
Anëtarët e KLD-së miratuan kërkesën e Zëvendëskryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, për inspektimin e veprimtarisë për një vit të gjyqtarit Dhimitër Pojanaku, gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Pogradec. Pojanaku u arrestua pak ditë pare me urdhër të prokurorisë së Korçës, pasi është kapur në flagrancë duke marrë ryshfet për një çështje gjyqësore.
S.S
Comments
Edhe Meta, "qerane" po merrte
<p>Edhe Meta, "qerane" po merrte kur e filmuan..</p>
50 mij lek te reja jane
<p>50 mij lek te reja jane afersisht 450 euro. Nuk jane aspak te mjaftueshme per te korruptue sot nji gjyqtar ne Shqipni. Prandaj me duket ma shume bindes varianti i qiramarrjes se si i rushfetit.</p>
Add new comment