Valbona Selimllari: Kam tre fëmijë!

Valbona Selimllari ka pranuar për herë të parë se ka tre fëmijë, dy djem dhe një vajzë, 9 muajshe. Ishte Sonila Meço, ajo që arriti pas kaq vitesh heshtjeje - dhe dhjetëra stërmundime gazetarësh për t’i nxjerrë qoftë edhe një informacion të tërthortë - të bindë një nga personazhet më të dashur të shqiptarëve, që të rrëfejë për familjen e saj.
“Ka qenë një zgjedhje e imja që të mos flisja për fëmijët në media. Jam shumë protektive ndaj familjes” ka thënë ajo gjatë intervistës në emisionin “Kontrata” në Agon Channel. Valbona ka rrëfyer se është një nënë tërësisht e përkushtuar dhe se fëmijët mbajnë mbiemrin e saj.
Në asnjë moment ajo nuk ka preferuar të flasë për identitetin e babait të fëmijëve, biznesmen dhe investitor i fuqishëm në prodhimin vendas, me të cilin është njohur në vitet 90-të.
http://www.anabel.al/artikull/1749/valbona-selimllari-kam-tre-fmij/ S.S
Add new comment