Kalonin rrugën për të shkuar në shkollë, 7 vjeçaret i përplas makina në Maminas

Postuar në 21 Prill, 2014 03:08

Ishin duke kaluar rrugën për të shkuar në shkollë, por një 7-vjeçare ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur e plagosur paraditen e sotme në Durrës, pasi janë përplasur nga një automjet. 
Burime nga policia bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:15 në Maminas, ku vajzat janë përplasur nga një makinë, teksa ishin duke kaluar nga njëra anë e rrugës në tjetrën. Të miturat janë dërguar menjëherë në spital, por njëra prej tyre, e identifikuar si S.Nano, nuk ka mundur të mbijetojë për shkak të plagëve të rënda. Ndërkohë fëmija tjetër, identiteti nuk bëhet i ditur, po merr mjekimin e nevojshëm në spitalin e Durrësit dhe fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën. Mbeten ende të panjohura shkaqet e aksidentit, ndërsa policia ka ndaluar drejtuesin e mjetit, 30-vjeçarin B.Musta. 

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.