Moda e letrave të hapura. E shkruan një të tillë edhe Unioni i Gjyqtarëve, dhe u referohet parimeve të OKB-së

Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë ka reaguar tre ditë pas letrës të Ministrit të Punëve të Brendshme Sajmir Tahiri drejtuar Presidentit të Republikës Bujar Nishani. Letra bënte thirrje për të hetuar dhe marrë masa ndaj gjyqtarëve që kanë dhënë 65 vendimet e dyshuara si të kundraligjshme dhe abuzive në masat e arrestit apo dhe vendimet gjyqësore. Me një letër të hapur drejtuar Presidentit të Republikës, Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Komisionit të Ligjeve pranë Kuvendit, Delegacionit të Bashkimit Europian dhe misioneve të asistencës në Shqipëri, Unioni i Gjyqtarëve kërkon që qasja e trajtimit në publik të ankesave ndaj gjyqtarëve duhet t'i përmbahet standardeve dhe parimeve të Kombeve të Bashkuara, në të kundërt dëmton pavarësinë e gjyqësorit, besimin e publikut tek drejtësia dhe interesat e mirëadministrimit të drejtësisë në përgjithësi. Korrupsioni në gjyqësor ka qenë një ndër pikat kryesore thuajse në të gjitha raportet ndërkombëtare për Shqipërinë. Solidariteti mes vetë gjyqtarëve dhe politizimi i rasteve sa herë që konstatohen apo përgatiten reforma, e ka bërë gjithnjë e më të vështirë goditjen e rasteve të korrupsionit në gjyqësor.
Lexoni edhe në: http://www.shqiptarja.com/home/1/sherr-p-r-drejt-sin--gjyqtar-t-let-r-presidentit-kund-r-tahirit-210769.html
a.k
Add new comment