Topi në asamblenë e FRD-së: Nëse do kishim shtet, ai që akuzoi ushtrinë për trafik droge do kishte fat tjetër

Fryma e Re Demokratike ka mbledhur sot asamblenë e partisë. Në fjalën e mbajtur nga kryetari Bamir Topi, ka zënë një vend të veçantë akuza e opozitës për trafikun e drogës dhe përfshirjen e ushtrisë në të. Topi tha se ka informacion që në vendet anëtare të NATO-s “qarkullon fjala për këto akuza ndaj Forcave tona të Armatosura”. Topi tha se akuzat janë bërë për të pasur komoditetin e karriges, ndërkohë që “ai që e ka bërë këtë akuzë, nëse Shqipëria do të kishte shtet, duhet ta ketë menduar mirë fatin e vet politik dhe juridik. Fakti që e bën, në Shqipëri sigurisht që ndër vite ka qarkulluar drogë dhe qeveritë i dinë shumë mirë përgjegjësitë e tyre në lidhje me këtë punë, sepse gjithçka zbardhet nga pikat e kontrollit të vendeve fqinj. Akuza zgjati vetëm në disa orë, sepse pas disa orësh e panë gabimin që bënë, akuzuan FA, ata që na kanë mbuluar shumë defekte që kemi pasur si shtet, duke shërbyer në luftra dhe duke qenë pjesa e krenarisë tonë kombëtare” .
a.k
Add new comment