Paketa fasone: 1 vit sigurime shoqërore, plus 4 rroga për çdo punëtor të ri

Postuar në 21 Prill, 2014 06:12

Duke folur sot në prezantimin e paketës fason, Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, tha se ajo mbështetet në tre shtylla kryesore: në targetimin e varfërisë, uljen e kostove për ndustrinë (nxitjen e punwsimit), dhe rritjen e produktivitetit të punës. Veliaj nënvizoi se me afro 30 mijë të punësuar në mbarë vendin, kjo industri është një ndër motorët më të rëndësishëm në punësimin e grave dhe vajzave, por vuri në dukje se me paketën që u propozua sot, fondi në dispozicion të industrisë fason për nxitjen e punësimin është gjashtëfishuar.

“Ky fond do të shkojë për përdorim ekskluziv për programet e nxitjes së punësimit në industrinë fason dhe trajnimin e punonjësve të rinj që futen në këtë industri. Rreth 5 milion dollarë do të kalojnë në fondin e Punësimit dhe Zhvillimit të Aftësive me përdorim të veçantë vetëm për industrinë fason”, deklaroi ministri Veliaj.

Sipas tij, fondi i nxitjes së punësimit, i cili këtë vit është trefishuar, ka disa risi: bizneset mund të aplikojnë online, vlerësimi do të bëhen sipas një sistemi transparent me pikë, janë ulur tarifat e miratimit të fondit nga 30 ditë në 10 ditë, e gjithashtu bizneset që punësojnë më shumë do t’u incentivohet sigurimet shoqërore e shëndetësore. Subvencioni për një person të punësuar do të jetë një vit sigurime shoqërore dhe shëndetësore të paguara, plus katër rroga mujore.

Nga ana tjetër, duke filluar nga ky vit, për herë të parë do të pilotohet në Durrës sistemi dual gjerman i shkollave profesionale, ku nxënësit mund ta kryejnë praktikën pranë kompanive të biznesit fason; është përgatitur programi i parë dy vjeçar i specializimit për teknikë të lartë të tekstilit, që synon gjenerimin e teknikëve të mesëm e të lartë në këtë industri.

Gjithashtu, po punohet për ngritjen e një shkolle të dizajnerave për industrinë e këpucëve në vend, ndërsa brenda korrikut 2014 përfundojnë standardet profesionale për operatorë dhe dizenjatorë tekstili.

Re.Pu.

Comments

Submitted by Albi (not verified) on

<p>Kjo po behet pertej qesharakes.&nbsp;</p><p>Paketat fiskale i prezanton nje minister qe nga fisku nuk di si lidhet gomari e jo me te mbroje legjislacione. Show e kaluar show.&nbsp;</p><p>&nbsp;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.