Arkiv-Lajme

Aktori kandidon për në Parlamentin Europian, televizioni “Rai 1” heq skenat dhe emrin e tij nga seriali

Postuar në 24 Prill, 2014 13:04

Aktori Italian Ivano Marescotti ka zgjedhur të kandidojë për Parlamentin Europian duke u përfshirë në listën e “Europës tjetër” të partisë greke Syriza që drejtohet nga Alexis Tsipras. Por ky kandidim ka ardhur në një kohë që televizioni publik Rai 1 po transmetonte serialin “Una buona stagione (Një stinë e mbarë)”,  në të cilin aktori i njohur luante një prej personazheve.

Xhudistja kosovare Majlinda Kelmendi shpallet kampione e Europës

Postuar në 24 Prill, 2014 12:40

Majlinda Kelmendi është shpallur kampione e Europës në xhudo duke mundur me pikë në finale rusen Natalia Kuziutina. Për të arritur deri këtu, xhudistja kosovare ka mposhtur rumune Florian Alexandra Larisa, armenen Zhana Stankeviç. Kampionati europian u zhvillua në Montpellier të Francës.

s.z 

Shpend Ahmeti për kishën ortodokse në oborrin e universitetit: “Do të trajtohet sipas ligjit për ndërtimet pa leje”

Postuar në 24 Prill, 2014 11:48

Kreu i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti është përfshirë në debatin që po zhvillohet lidhur me Kishën Ortodokse që ndodhet në oborrin e Universitetit të kryeqytetit të Kosovës. Përmes një postimi në profilin e vet në Facebook, Ahmeti është shfaqur i prerë duke nënkuptuar se ky objekt do të trajtohet vetëm sipas ligjit dhe asgjë më shumë. “Ai objekt do të trajtohet sipas Ligjit për ndërtimet pa leje kur të vijë koha e që nuk është këtë javë, por pas disa muajve. Trajtimin do ta bëjë komuna sipas ligjit.

Ministri i Brendshëm: “Në grupin e PD-së ka shumë që duhet të ishin në gjykatë, por i mbron statusi i deputetit”

Postuar në 24 Prill, 2014 10:31

“Nuk është e këndshme të dëgjosh ish-Kryeministrin të flas për luftën ndaj korrupsionit dhe për rëndësinë e transparencës, kur djali i tij është artikuluar disa herë për afera korruptive, ndërsa vajza e të cilit i dorëzoi një biznesmeni të ardhur nga larg për të investuar në vendin tonë një “faturë” shumë të shëndetshme si çelës të suksesit për biznesin e tij, duke shuar ëndrrat e shumë familjeve shqiptare për t’u punësuar”-kështu është shprehur sot ministri i Brendshëm Saimir Tahiri në seancë plenare duke iu përgjigjur akuzave të opozitës.

Debate në seancë për ligjin e ri të ILDKP-së. Topalli aludon për pasurinë e Ilir Metës

Postuar në 24 Prill, 2014 09:58

Ndryshimi në ligjin për Inspektoratin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive ka provokuar debate në Parlament. Çështja qëndron në  heqjen e kompetencës së Presidentit për të propozuar kreun e ILDKP-së dhe kalimin e saj vetëm Kuvendit. Reagimi i opozitë ka qenë i ashpër dhe ish-kryemimnistri Sali Berisha ka deklaruar se po shkelet Kushtetuta. “"Kjo kompetencë është në frymën e Kushtetutës, në frymën e ndarjes dhe kontrollit të pushteteve, në frymën e pavarësisë së tyre relative. Ai është parimi themelor i Kushtetutës dhe doni ta hiqni? Hiqeni, po ku do të përfundoni?

Biznesmeni pakistanez Zafar Ansar: “Jam gati të dëshmoj për Argita Malltezin”

Postuar në 24 Prill, 2014 09:06

Top-Channel i ka marrë sot një intervistë biznesmenit pakistanez  Zafar Ansar që jeton në Suedi, i përfolur se është larguar nga Shqipëria për shkak të një përballjeje me vajzën e ish-kryeministrit Sali Berisha. Ansar ka sqaruar sesi, sipas tij, Argita Berisha i ka kërkuar rryshfet. Më tej akoma, i pyetur nga TCH se nëse do të dëshmonte ai nëse drejtësia shqiptare do të kërkonte  dëshminë në gjykatë “për atë që e përshkruat si aferë korruptive të vajzës së ish-Kryeministrit Berisha”, biznesmeni ka dhënë këtë përgjigje: “Llogaridhënies duhet t'i jepet vendi i duhur.

Rusi, “rregullore” e re për të dhënat e përdoruesve të rrjetit. Putin: “Interneti ka qenë dhe vazhdon të jetë projekti i CIA-s”

Postuar në 24 Prill, 2014 08:38

Divorci mes Rusisë dhe Perëndimit duket se po arrin kufij të rinj. Presidenti rus, Vladimir Putin ka dalë sot me një pohim të ri që  mund të ketë pasoja të gjithanshme. Sipas tij “interneti është një projhekt i CIA-s dhe vazhdon të zhvillohet si i tillë”. Ai i ka bërë këto deklarata në një forum për median mbajtur në St. Petersburg. Për rrjedhojë qeveria ruse ka iniciuar një ligj që u kërkon faqeve të medias sociale që t’i vendosin serverat në Rusi dhe të ruajnë të dhënat për përdoruesit për të paktën 6 muaj.

Dobrica Qosiç: “Kosova nuk është më e jona. Paqja është kusht për ekzistencën tonë”

Postuar në 24 Prill, 2014 08:15

Ish-presidenti i Jugosllavisë, akademiku serb Dobrica Qosiç ka deklaruar në gazetën “Nedeljnik” se Kosova tanimë është e humbur për Serbinë. Madje ai këshillon brezin e ri të politikanëve serbë që të mos shpenzojë më energji me çështjen e Kosovës. Qosiç ka shtuar se: “Ne nuk mund të bëjmë më luftë. Nuk kemi më as potencial biologjik dhe as patriotik. Jam i bindur se paqja është i vetmi kusht i ekzistencës sonë”.

Kievi zyrtar ndërhyn në Sloviansk. Putini paralajmëron: “Do të ketë pasoja serioze”

Postuar në 24 Prill, 2014 06:57

Kievi zyrtar ka vendosur të përdorë  armët në Sloviansk kundër filorusëve që mbajnë të bllokuara disa ndërtesa qeveritare. Mediat ndërkombëtare bëjnë të ditur se ka patur përplasje dhetë vrarë teksa komandot ukrainase kanë ndërhyrë për t’i dhënë fund situatës së krijuar së fundmi. Ndërkohë presidenti rus, Vladimir Putin ka paralajmëruar se ajo që po bën Kievi është padyshim një krim dhe se ky akt do të ketë pasoja serioze. Lëvizja e Keivit pason vizitën e zv. Presidentit amerikan Biden pak ditë më parë, që përbën me siguri një shenjë të mbështetjes së SHBA për Ukrainën.

Rama takon Papën. Përshtypjet: “Një orë e mrekullueshme përballë thjeshtësisë së njeriut”

Postuar në 24 Prill, 2014 06:52

Kryeministri i vendit, Edi Rama është takuar sot me Papa Françeskun në Vatikan. Takimi ka zgjatur një orë dhe ai është përcjellë nga Rama në rrjetin social Tëitter. “Audienca me Papa Franceskun, një orë e mrekullueshme përballë thjeshtësisë së Njeriut”, shkruan Rama. Ky është padyshim takimi më i rëndësishëm për nga niveli, që kreu i qeverisë ka zhvilluar që nga ardhja në pushtet.

s.z 

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme