Dobrica Qosiç: “Kosova nuk është më e jona. Paqja është kusht për ekzistencën tonë”

Ish-presidenti i Jugosllavisë, akademiku serb Dobrica Qosiç ka deklaruar në gazetën “Nedeljnik” se Kosova tanimë është e humbur për Serbinë. Madje ai këshillon brezin e ri të politikanëve serbë që të mos shpenzojë më energji me çështjen e Kosovës. Qosiç ka shtuar se: “Ne nuk mund të bëjmë më luftë. Nuk kemi më as potencial biologjik dhe as patriotik. Jam i bindur se paqja është i vetmi kusht i ekzistencës sonë”. Për akademikun serb aleati më i madh i Serbisë sot është Putini, por edhe ai sa kohë që do të jetë “putinist”, sjellje që kushtëzohet deri diku edhe nga ajo që Qosiç e quan “pozicione revanshiste të Angela Merkelit ndaj serbëve”. Duhet kujtuar se Dobrica Qosiç ka qenë ndër të parët që ka propozuar ndarjen e Kosovës si një zgjidhje finale të problemit dhe një premisë për rithemelimin e marrëdhënieve shqiptaro-serbe.
s.z
Add new comment