Arkiv-Lajme

Rama i përgjigjet Blushit: Nuk kam asnjë sekondë të merrem me fishkëllima

Postuar në 26 Prill, 2014 02:21

I ftuar në emisionin “Debat+” të gazetarit, Eduard Zaloshnja në “Vizion Plus”, kryeministri, Edi Rama I ka kthyer përgjigje Ben Blushit. “Unë nuk u fishkëllej njerëzve dhe nuk kam asnjë sekondë të merrem me fishkëllima”, ishte përgjigja e Ramës lidhur me “letrën e Elbasanit”.

Rama iu përgjigj Blushit edhe për zgjedhjet brenda PS-së. “Unë nuk bëj polemika në televizione me asnjë nga kolegët e pjesëtarët e PS-së, unë konfirmoj atë që kam thënë. Nuk e kam përgjigjen për Benin; e kam qëndrimin timin të shpallur”.
 

-Intervista-

Maqedonia hyn në heshtje zgjedhore

Postuar në 26 Prill, 2014 02:09

Mbyllet fushata elektorale në Maqedoni dhe nis heshtja zgjedhore deri të dielën në orën 07:00 kur do të mbahen votimet presidenciale dhe parlamentare. Zgjedhësit e Maqedonisë do të votojnë në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale ku përballë kandidojnë Presidenti aktual, Gjorgje Ivanov, i cili përkrahet nga partia në pushtet VRMO-DPMNE dhe kandidati i të grupimit të majtë Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë, Stevo Pendarovski.

Edi Rama në Debat+

Postuar në 25 Prill, 2014 21:14

Vetëm dyshime dhe jo fakte e prova. Kështu e ka cilësuar Kryeministri Rama, shkresën e Shërbimit Informativ Shtetëror, për përfshirje  të Forcave të Armatosura në trafikun e lëndëve narkotike. I ftuar në emisionin Debat+ te Eduard Zaloshnjës në Vizion Plus, Kryeministri deklaroi se nuk ka asnjë të dhëne të besueshme dhe të provuar që të flitet për një gjë të tille. Sipas tij është anormale që ata që deri dje kishin shtetin në dorë të transformohen në lukuni dhe të hidhen në sulm kundër Forcave të Armatosura.

Nga 2015 mediat do të paguajnë TVSH

Postuar në 25 Prill, 2014 14:17

Në vitin 2015 media do të jetë mes bizneseve që do të paguajnë TVSH për reklamat që ata do të marrin ndërsa do të përjashtohen nga TVSH -ja disa produkte si arsimi ,shëndetësia dhe siguracionet.

Kjo është parashikuar në pr/ligjin e ri për “Për Tatimin mbi vlerën e shtuar” që është prezantuar sot nga ministria e Financave.

“Siç përcaktohet në projektligj, reklamat nga media e shkruar ose elektronike nuk janë të përjashtuara nga TVSH” thuhet në relacionin me të cilin shoqëron pr/ligjin kjo ministri.

Lame: Mziu ka plan me ndërtu Nju Jorkun në Kamëz,ndërsa në Paskuqan kanë planifikuar të ndërtojnë Manhatanin

Postuar në 25 Prill, 2014 12:40

Në një deklaratë për shtyp Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Legalizimeve, Artan Lame ka deklaruar se ngërçi i krijuar me legalizimin e ndërtesave në Tiranë vjen nga ligji i hartuar në 2006-ën nga opozita e sotme.

“Ligji ekzistues i legalizimeve i bërë nga partia e bashkisë në 2006-ën parashikon moslegalizimin e të gjithë objekteve të ndërtuar në truall me pronar, në ato zona ku studimet parashikojnë ndërtime mbi 5 kate”, tha Lame.

John Kerry flet për ‘megafonin e propagandës’ ruse

Postuar në 25 Prill, 2014 12:37

Gjatë një konferencë për shtyp në Departamentin e Shtetit, Sekretari John Kerry e ka cilësaur rrjetin televizov “Russia Today” si ‘megafonin e propagandës’ së Putinit. Kerry u shpreh se, liderët rus kanë dështuar për t’u kërkuar separatistëve prorusë të tërhiqen dhe të evakuojnë ndërtesat qeveritarët që kanë pushtuar. 

“Në fakt, megafoni i propagandës që është RT, televizion i financuar nga shteti ka promovuar një gjë të tillë, në fakt RT po promovon fantazinë e presidentit Puti”, u shpreh Sekretari amerikan i Shtetit. 

Fushatë feministe në Turqi: Burra, mos i mbani këmbët hapur!

Postuar në 25 Prill, 2014 11:54

Në Turqi kanë ndërmarrë një fushatë kundër ngacmimeve seksuale nëpër mjete të transportit public. Është një dukuri e verifikuar edhe në Shqipëri: burra që shpikin lloj-lloj mënyrash për t’iu qasur femrave pranë, ngjeshen pas tyre, e më së shumti – ky është ngacmimi klasik – ulen në ndenjëse dhe mbajnë këmbët hapur për të qenë të sigurtë se do të realizojnë në një farë mënyre kontaktin me këmbët e femrave që janë ulur në të njëjtën ndenjëse.

“Trafik droge nga FA-ja”, Basha: Do t’i shkojnë deri në fund

Postuar në 25 Prill, 2014 10:58

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha shprehet se PD mbetet e vendosur për të zbardhur të vërtetën mbi mundësinë e përfshirjes së Forcave të Armatosura në trafikun e drogës pavarësisht se Shtabi i Përgjithshëm i FA-së përgënjeshtroi këto hamendësime.

FA përgënjeshtron shkresën e SHISH-it me dokumetet e NATO-s

Postuar në 25 Prill, 2014 09:20

Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura ka përgënjeshtruar shkresën e SHISH-it dërguar Ministrisë së Mbrojtjes për përfshirjen e FA-së në trafikun e drogës. FA duke theksuar se, disponojnë dokumente nga struktura të specializuara të NATO-s që monitorojnë hapësirën tonë ajrore, që konfirmojë se nuk ka avionë të cilët janë përdorur për trafik të drogës. “Nuk ekziston asnjë fakt që të prodhojë hamendësimet e shprehura gjatë javëve të fundit në publik.

Takim i papritur Arvizu-Nishani

Postuar në 25 Prill, 2014 07:26

Ambasadori i SHBA-ve në Tiranë, Aleksandër Arvizu ka zhvilluar sot një takim me Presidentin, Bujar Nishani. “OraNews” raporton se, takimi është mbajtur rreth orës 12:00 dhe takimi zgjati më pak se një orë”.

Nuk ka detaje në lidhje me bashkëbisedimin mes diplomatit amerikan dhe kreut të shtetit. Por, takimi vjen në situatë të rënduar politike ku Presidenti është bërë objekt i sulmeve mes mazhorancës dhe opozitës sa i përket kompentencave të tij. 

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme