FA përgënjeshtron shkresën e SHISH-it me dokumetet e NATO-s

Postuar në 25 Prill, 2014 09:20

Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura ka përgënjeshtruar shkresën e SHISH-it dërguar Ministrisë së Mbrojtjes për përfshirjen e FA-së në trafikun e drogës. FA duke theksuar se, disponojnë dokumente nga struktura të specializuara të NATO-s që monitorojnë hapësirën tonë ajrore, që konfirmojë se nuk ka avionë të cilët janë përdorur për trafik të drogës. “Nuk ekziston asnjë fakt që të prodhojë hamendësimet e shprehura gjatë javëve të fundit në publik. Forca Ajrore disponon dokumente nga strukturat e specializuara të Aleancës që monitorojnë hapësirën ajrore të Republikës së Shqipërisë, të cilat konfirmojnë se nuk ka pasur avionë renegatë në hapësirën tonë në datën dhe kohën e cituar në media”, thuhet në reagim. “Forcat e Armatosura nuk dëshirojnë të bëhen pjesë e debatit politik. Qëndrimi i Forcave të Armatosura mbështet në verifikimet e kryera nga institucione të specializuara vendase dhe të huaja. Duke iu bindur ligjit dhe vetëm ligjit, Forcat e Armatosura do të vendosin në dispozicion të Prokurorisë dhe Kuvendit të gjitha provat që vërtetojnë saktësinë e këtij qëndrimi”, përfundon komunikata për shtyp. Disa media kanë botuar sot, shkresën në fjalë, e cila mban nr. 770 të protokollit. Në të thuhet se “nga të dhëna që janë ende në proces verifikimi, u informuam se në datë 19 mars 2014, rreth orës 7:00 të mëngjesit, në fund të pistës kryesore të aerodromit të Gjadrit është ulur një avion i vogël sportiv, tip Charter, me ngjyrë të bardhë. S.S

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.