Takim i papritur Arvizu-Nishani

Ambasadori i SHBA-ve në Tiranë, Aleksandër Arvizu ka zhvilluar sot një takim me Presidentin, Bujar Nishani. “OraNews” raporton se, takimi është mbajtur rreth orës 12:00 dhe takimi zgjati më pak se një orë”.
Nuk ka detaje në lidhje me bashkëbisedimin mes diplomatit amerikan dhe kreut të shtetit. Por, takimi vjen në situatë të rënduar politike ku Presidenti është bërë objekt i sulmeve mes mazhorancës dhe opozitës sa i përket kompentencave të tij.
Gjithashtu, një ditë më parë Kuvendi miratoi vetëm me votat e mazhorancës pr/vendimin për ndryshimin e përbërjes së komisionit të reformës territoriale, si dhe ngritjen e komisionit hetimor për akuzat e përfshirjes së ushtrisë në trafik droge.
S.S
Add new comment