Lame: Mziu ka plan me ndërtu Nju Jorkun në Kamëz,ndërsa në Paskuqan kanë planifikuar të ndërtojnë Manhatanin

Në një deklaratë për shtyp Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Legalizimeve, Artan Lame ka deklaruar se ngërçi i krijuar me legalizimin e ndërtesave në Tiranë vjen nga ligji i hartuar në 2006-ën nga opozita e sotme.
“Ligji ekzistues i legalizimeve i bërë nga partia e bashkisë në 2006-ën parashikon moslegalizimin e të gjithë objekteve të ndërtuar në truall me pronar, në ato zona ku studimet parashikojnë ndërtime mbi 5 kate”, tha Lame.
Me këtë argument Lame hodhi poshtë akuzat e ngritura një ditë më parë nga Bashkia e Tiranës, nëpërmjet nënkryetares, Nevila Xhindi, për sulme politike, ndaj Bashkisë së Tiranës pasi mashtroi opinionin publik.
Ligji i 2006-ës, sipas Lames, krijoi një fashë të madhe ndërtimesh, të cilat nuk mund të legalizoheshin me problem dhe konflikt që sa vjen dhe forcohet mes qytetarëve që kanë ndërtuar në këto troje dhe pronarëve të trojeve të cilëve iu janë ndërtuar godinat.
Lame akuzoi Bashën se po uzurpon hapësirat e gjelbërta jo vetëm brenda në kryeqytet por edhe në periferi.Duke u shprehur me ironi, ai tha se Mziu me planin rregullues parashikon që të ndërtojë Nju Jorkun në Kamëz ndërsa në Paskuqan kanë planifikuar të ndërtojnë Manhatanin.
S.S
Comments
Nju Jorku dhe Manhatani jane
<p>Nju Jorku dhe Manhatani jane e njejta gje o Lame</p>
Add new comment