Maqedonia hyn në heshtje zgjedhore

Postuar në 26 Prill, 2014 02:09

Mbyllet fushata elektorale në Maqedoni dhe nis heshtja zgjedhore deri të dielën në orën 07:00 kur do të mbahen votimet presidenciale dhe parlamentare. Zgjedhësit e Maqedonisë do të votojnë në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale ku përballë kandidojnë Presidenti aktual, Gjorgje Ivanov, i cili përkrahet nga partia në pushtet VRMO-DPMNE dhe kandidati i të grupimit të majtë Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë, Stevo Pendarovski.

Janë gjithsej 1.780.128 qytetarë me të drejtë vote. Zgjedhjet do të zhvillohen edhe në diasporë ku mbi 23 mijë votues të regjistruar do të zgjedhin tre deputetë të diasporës në Evropë, SHBA – Kanada dhe Australi.

Dy partitë kryesore shqiptare në BDI-ja e Ali Ahmetit dhe PDSH-ja e Menduh Thaçit e mbyllën fushatën me gjuhë të ashpër duke përçarë akoma edhe më shumë shqiptarët që përkrahin këto forca.

BDI ka bërë thirrje për të bojkotuar zgjedhjet për president të Maqedonisë, ndërsa PDSH në raundin e parë garoi me kandidatin e saj, Iljaz Halimi, i cili mori 38.966 vota apo 2,19%. Ndërkaq, SHBA dhe BE përmes një deklarate të përbashkët kanë bërë thirrje për zgjedhje të lira dhe demokratike.

SHBA dhe BE përmes një deklarate të përbashkët kanë bërër thirrje për zgjedhje të lira dhe demokratike. Përfaqësuesit e SHBA-ve dhe të UE-së në Shkup ftojnë liderët e partive politike dhe zyrtarët relevantë shtetërorë që të sigurojnë një mjedis ku të gjithë qytetarët do të mund të shprehin vullnetin e tyre në mënyrë të papenguar dhe të lirë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.