“Trafik droge nga FA-ja”, Basha: Do t’i shkojnë deri në fund

Postuar në 25 Prill, 2014 10:58

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha shprehet se PD mbetet e vendosur për të zbardhur të vërtetën mbi mundësinë e përfshirjes së Forcave të Armatosura në trafikun e drogës pavarësisht se Shtabi i Përgjithshëm i FA-së përgënjeshtroi këto hamendësime.

“Dyshja Rama-Meta kërkuan që ta trajtonin si lojë qesharake denoncimin për trafikun e lëndëve narkotike nga struktura të FA-së. Ne duam transparencën dhe për këtë e thirrëm dy herë ministrin e Mbrojtjes, për të çuar atje ku e kanë vendin trafikantët. Për të hequr damkën që duan të vënë mbi FA-në, kriminelët dhe për të rikthyer nderin e vendit”, tha Basha.

Sipas kreut të PD-së Komisioni Hetimor i ngritur për këtë çështje duhet t’i shkojë deri në fund kësaj çështjeje pavarësisht se Rama dhe Meta u përpoqën ta trajtonin si lojë.

“Shqiptarët e kanë të qartë tani që informacioni është i bazuar nga shërbimet sekrete që paguhen nga taksat tona. Sekret donin ta bënin dyshja Rama-Meta dhe askush nuk qeshi, veç tyre, që donin ta trajtonin si lojë me mushkonja dhe aeroplanë prej letre. Të gjithë u shqetësuan. Të fillojë menjëherë hetimi parlamentar. Ne si opozitë do i shkojmë deri në fund”, u shpreh Basha.

Comments

Submitted by deli isufi (not verified) on

<p>Ne pisten e pish poros ne vlore jane ulur vazhdimisht aeroplane cezna, pyesni fshataret e delisufit dhe te poros se jua thone ata datat e sakta</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.