Arkiv-Lajme
Erdogan kalon në kundërsulm: I kërkon SHBA-së ekstradimin e Gulenit
Deri para zgjedhjeve dukej në pozita mbrojtëse, i goditur nga disa skandale njëherësh. Por kryeministri turk ka kaluar në kundërsulm. Turqia pritet të nisë procedurat për ekstradimin e klerikut turk me banim në SHBA, Fethullah Gulen, ka bërë të ditur kryeministri Recep Tayyip Erdogan. Gulen, një ish-aleat i kryeministrit turk, akuzohet nga Erdogan se ka përdorur mbështetësit e tij në përpjekje për të rrëzuar atë nga pushteti. Kleriku mohon të ketë nxitur ndonjë fushatë kundër tij.
Paloka: Mazhoranca po shkel vendimin e Kushtetueses për nëpunësin civil, dhe po amniston krimin zgjedhor
Përfshirja e ligjit për Nëpunësin Civil të rregulluar nga mazhoranca në kalendarin 3 javor të punimeve të Parlamentit, ka shkaktuar reagimin e opozitës. Kreu i grupit demokrat, Edi Paloka pas Konferencës së kryetarëve, deklaroi se po kërkohet të hidhet poshtë ligji i miratuar një vit më parë me konsensus, por edhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese. Paloka tha po ashtu se në Konferencë u paraqit edhe amendamenti i opozitës sa i takon amnistisë për krimet zgjedhore, por që ndonëse konferenca e kaloi për seancë, sipas Palokës mazhoranca paralajmëroi se do ta rrëzoi.
FMN parashikon rritje ekonomike 2.1% për Shqipërinë. Por edhe shtim të borxhit
FMN publikon “Raportin Ekonomik Rajonal” për Europën Qëndrore, Lindore e Juglindore. Fondi Monetar mbetet tek parashikimi për rritjen ekonomike të Shqipërisë këtë vit me 2.1 %, ndërsa pret një përmirësim të konsumit dhe kërkesës së brendshme. Raporti theksohen se borxhi i jashtëm i Shqipërisë do të rritet. Për këtë vit ky tregues është parashikuar në 41.4% të Prodhimit të Përgjithshëm Bruto dhe vitin e ardhshem në 43.2%. FMN vlerëson se rritja po përshpejtohet në pjesën më të madhe të vendeve të Europës Qendrore, Lindore e Juglindore, në valën e rimëkëmbjes së zonës euro.
Policia e Shtetit merr në mbrojtje familjen e kreut vendor të komunës Farkë. Plaku deklaron se s’ka “armiq”
Sipas Policisë së Tiranës familja e kryekomunarit të Farkës, Fatbardh Plaku është marrë në mbrojtje mbrëmjen e djeshme disa orë pas sulmit me armë ndaj automjetit në të cilin udhëtonin dy djemtë e kreut të komunës. Për fat të mirë nga sulmi nuk mbeti asnjë person i lënduar.
Aktivizimi i SHBA-së dhe NATO-s pranë kufirit rus, shqetësohet Moska. “Telefonatë miqësore” mes ministrave të Mbrojtjes
Moska zyrtare ka shprehur shqetësimin e saj lidhur me rritjen “e papreçedentë” të aktivitetit ushtarak mes Shteteve të Bashkuara dhe NATO-s pranë kufirit me Rusinë, në një kohë kur kriza ukrainase po përshkallëzohet. Ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu (foto) ia shprehu shqetësimin homologut amerikan Chuck Hagel, në një bisedë telefonike. Zyrtarët e Pentagonit deklaruan se Shoigu përsëriti zotimin se Rusia nuk do ta pushtojë Ukrainën. Shtetet e Bashkuara njoftojnë se kanë vendosur trupa shtesë në Europën lindore për të garantuar aleatët e NATO-s.
Reforma e pensioneve, Rama: Nuk do të ketë tavan, përfitoni aq sa paguani
Pensioni do të varet nga kontributet gjatë punës, ndaj kushdo ka interes të kontribuojë realisht në bazë të pagës. Qeveria ka prezantuar sot skemën e reformës së re të pensioneve, e cila nis aplikimin në janar të vitit 2015. Kryeministri Rama tha se në thelb të kësaj reforme qëndron pensioni dinjitoz, që do të varet nga kontributet. Kreu i qeverisë tha se heqja e tavanit të pensionit do të motivojë çdo individ të deklarojë pagën reale për efekt të pensionit që do të marrë nesër.
Inva Mula, anëtare e Akademisë Botërore të Artit dhe Shkencës
Sopranoja me famë botërore Inva Mula është pranuar ditët e fundit anëtare e Akademisë Botërore të Artit dhe Shkencës, (World Academy of Art and Science). Në një postim në rrjetin social Facebook, sopranoja falenderon të gjithë miqtë dhe adhuruesit për mbështetjen e artit të saj. “Pranimi im si anëtare e Akademisë Botërore të Artit dhe Shkencës është një ngjarje jo vetëm për mua, pasi unë e ndaj këtë me të gjithë ju së bashku”, shkruan sopranoja Inva Mula.
Kadare: E dija që më përgjonin. Rasti i Dh.Lekës është i trishtuar. Ja pse duhen hapur dosjet
Në fillim ishte një letër e gjatë me shkrim dore, e zbuluar në arkiv nga gazetarja Admirina Peçi. Rezultoi se letra, e shkruar në vitin 1967, i dërgohej diktatorit Hoxha nga autorja e shumë këngëve partizane, Dhora Leka, të cilit i kërkohej ndihmë për gjendjen e mjeruar ku ndodhej. Leka ishte dënuar si armike dhe qe internuar, ndaj i kujton shefit komunist shërbimet e sakrificat që kishte bërë për shtetin, duke qenë madje bashkëpunëtore e Sigurimit në një kurth të ngritur ndaj shkrimtarit Ismail Kadare, që kishte dështuar dhe i qe kthyer në bumerang.
Polici rrugor, “spektakël” ndaj shoferit të betonierës: E rreh me shkop bejsbolli!
Ditë më parë janë raportuar disa ngjarje rresht, në qytete të ndryshme, ku shoferë agresivë kanë ngritur dorë kundër policëve rrugorë. Por dje ka ndodhur e kundërta. Inspektori i policisë në gjendje të dehur rreh në mes të rrugës me shkop bejsbolli shoferin e betonieres. Oficeri i policisë, Xhevdet Dedja, ka dhunuar drejtuesin e mjetit, i cili më pas ka bërë denoncim në polici.
SHBA “shkrin” Albin Kurtin. Ai dhe Shpend Ahmeti ftohen në një konferencë në Uashington
Thyhet “bllokada amerikane” për politikanin radikal të Prishtinës. Mediat e Prishtinës njoftojnë se lideri i Lëvizjes "Vetëvendosje", Albin Kurti, dhe kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, janë ftuar për një diskutim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Instituti amerikan për nxitjen e Demokracisë do të mbajë një diskutim mbi të ardhmen e shtetit të Kosovës dhe integrimin e saj në Bashkimin Europian. Dy udhëheqësit e lëvizjes "Vetëvendosje" do të prezantohen në konferencën që mbahet në fund të këtij muaji në Uashington.
a.k