Reforma e pensioneve, Rama: Nuk do të ketë tavan, përfitoni aq sa paguani

Postuar në 29 Prill, 2014 07:00

Pensioni do të varet nga kontributet gjatë punës, ndaj kushdo ka interes të kontribuojë realisht në bazë të pagës. Qeveria ka prezantuar sot skemën e reformës së re të pensioneve, e cila nis aplikimin në janar të vitit 2015. Kryeministri Rama tha se në thelb të kësaj reforme qëndron pensioni dinjitoz, që do të varet nga kontributet. Kreu i qeverisë tha se heqja e tavanit të pensionit do të motivojë çdo individ të deklarojë pagën reale për efekt të pensionit që do të marrë nesër. Sipas skemës së re të pensioneve, duke filluar nga janari i 2015-s, për gratë do të rritet me dy muaj në vit mosha e punës, në mënyrë që të arrijë mosha 63 vjeç në 2032. Ndërsa për burrat vetëm në vitin 2032 do të nisë një rritje, e cila synon të shkojë në 67 vjeç.

Kryeministri theksoi se skema nuk prek ata që sot dalin në pension, por ata që dalin në 2032, të cilët fillojnë të kontribuojnë që sot.

“570 mijë pensionistë dhe 700 mijë kontribuues, ndërsa të ardhurat nga kontributet janë 510 milionë dollarë, ndërsa shpenzimet për të gjithë ata që marrin përfitime janë 956 milionë dollarë. Që do të thotë se midis kontributeve dhe pensioneve kemi një grope të përvitshme 430 miliardë dollarë”, tha kryeministri.

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.