Tentativa e atentatit ndaj fëmijëve të kryekomunarit të Farkës. Plaku ngurron të nxjerrë tipin e makinës

Një ngjarje me shumëpikëpyetje ajo ndaj famijëve të kryekomunarit të Farkës Fatbardh Plaku, ditën e sotme. Vetë Plaku ka njoftuar se dy persona kanë qëlluar me armë makinën e djemve të tij (djali 19 vjeçar kishte marrë vëllanë e vogël nga një shkollë private dhe po shkonin në shtëpi), por fatmirësisht pa lëndime. Fillimisht u deklarua në media se policia kishte pohuar që ka pasur një kërcënim për vrasjen e dy djemve të kryekomunarit të Farkës, por nuk është qëlluar me armë ndaj mjetit. Plaku ka këmbëngulur se është qëlluar, por shqiptarja.com thotë se Plaku dhe familjarët e tij kanë fshehur makinën që ata thonë se është sulmuar me armë, pastaj dërguar vetëm foto të pjesshme të dëmit në makinë.
Pas instistimit, A1 Report ka mundur të filmojë makinën mbi të cilën pretendohet se është qëlluar me armë shotgun. Benzi luksoz në foto është në pronësi të djalit 19-vjeçar të kreut të komunës së Farkës, me të cilën po udhëtonte mesditën e sotme. Pas sulmit të dështuar me armë bazooka ndaj banesës para disa ditësh, kryekomunarit sot i janë kërcënuar fëmijët. I kandiduar nën siglën e PD-së, në mbrojtje të Plakut selia blu doli me një deklaratë për shtyp, ku i kërkohej kryeministrit Rama të mbrojë funksionarin vendor.
Lexoni më tej: http://www.shqiptarja.com/home/1/plaku-m--q-lluan-dy-djemt---ja-fotot-e-makin-s-luksoze-211947.html#sthash.Lr97VkNV.dpuf
a.k
Comments
Ku e ka gjetur nje makine te

Ku e ka gjetur nje makine te tille djali, Babai ka nje biznes te fuqishem apo thjesht ben biznes me pronat e te tjereve.

Nje Benz me nje vlere monetare aq te madhe do tu a kishte zili edhe biznesmenet me te fuqishem.

Ku eshte kontrolli i pasurise se ketyre pushtetarve .

Ne shqiperi duhet nje kontroll i imtesishem i gjithe pasurise se Zyrtarve te shtetit qe ta dokumentojne se cfare biznesesh se nuk ka rroga qe te provojne gjithe ate pasuri

nuk ben vaki ne bote nje 19

nuk ben vaki ne bote nje 19 vjeçar me nje MB cls,e arrestojne ne vend.I bie qe eshte i sapopatentuar,sepse 18 vjeç ka te drejte te futet ne kurs patente,fut nja 2-3 muaj kurs e dokumenta qe merr patenten,do edhe nje vit qe te ngase makina me fuqi te vogel motorrike,deri ne 55 kw.Dell qenka edhe babai qe i jep adoleshentit kete lloj makine qe ka fuqi tanku,pa lere kur shkon e merre vellane e vogel; çfare te thuash ketu o njeri! Edhe djali i Berluskonit apo rrampollet e Fiat-it qe jane padronet e Ferrarit nuk perdornin makina te ketij rrangu ne moshe adoleshence,del djali i kryetarit te komunes Farke(gjeji vendin ne harten e Evropes kesaj komune!!!)me nje cope rroge komunari me nje MB qe vetem gomat i kushtojne sa rroga vjetore e kryetarit te komunes.Ptu,na e qelben vendin keta palaço.

Djali eshte ne shkolle te

Djali eshte ne shkolle te mesme. Nuk eshte 19 vjec, por 17. Kryekomunari me 600 mije leke rroge mujore i pask blere kete mjet dhe pa patente.

askush nga keta qe u dhurojne

askush nga keta qe u dhurojne femijve mercedes,nuk do beje kurr nje dit burg. shpresojme qe kjo vrasje ne te ardhmen mos te mbetet ne tentative. keto pislliqe qe te pasurojne ne kete menyre duhet te kene nje cmim. mbasi te te vrasin djalin... cte duhen akoma ato miliona qe ke vjedhur... te rrofte mbrojtja publike e sales.

Add new comment