Aktivizimi i SHBA-së dhe NATO-s pranë kufirit rus, shqetësohet Moska. “Telefonatë miqësore” mes ministrave të Mbrojtjes

Moska zyrtare ka shprehur shqetësimin e saj lidhur me rritjen “e papreçedentë” të aktivitetit ushtarak mes Shteteve të Bashkuara dhe NATO-s pranë kufirit me Rusinë, në një kohë kur kriza ukrainase po përshkallëzohet. Ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu (foto) ia shprehu shqetësimin homologut amerikan Chuck Hagel, në një bisedë telefonike. Zyrtarët e Pentagonit deklaruan se Shoigu përsëriti zotimin se Rusia nuk do ta pushtojë Ukrainën. Shtetet e Bashkuara njoftojnë se kanë vendosur trupa shtesë në Europën lindore për të garantuar aleatët e NATO-s. Në një deklaratë për shtyp, Shoigu deklaroi se kishte zhvilluar një bisedë “të ngrohtë” telefonike për rreth një orë me homologun amerikan. Ai theksoi se aktiviteti ushtarak mes Shteteve të Bashkuara dhe NATO-s në lindje të Evropës ishte shoqëruar nga deklarata “provokuese” mbi nevojën për të frenuar Rusinë. Ministri i Mbrojtjes njoftoi gjithashtu se trupat ruse ishin kthyer në pozicionet e tyre të përhershme” pas kryerjes së stërvitjeve ushtarake në kufi me Ukrainën. Departamenti i Mbrojtjes saktësoi se Shoigu kishte dhënë garanci se Moska nuk ka në plan të pushtojë Ukrainën.
a.k
Add new comment