Polici rrugor, “spektakël” ndaj shoferit të betonierës: E rreh me shkop bejsbolli!

Postuar në 29 Prill, 2014 03:03

Ditë më parë janë raportuar disa ngjarje rresht, në qytete të ndryshme, ku shoferë agresivë kanë ngritur dorë kundër policëve rrugorë. Por dje ka ndodhur e kundërta. Inspektori i policisë në gjendje të dehur rreh në mes të rrugës me shkop bejsbolli shoferin e betonieres. Oficeri i policisë, Xhevdet Dedja, ka dhunuar drejtuesin e mjetit, i cili më pas ka bërë denoncim në polici. Arrestimi i punonjësit të policisë në Komisariatin, u realizua mbrëmjen e djeshme nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm, pasi dje rreth orës 14:30 , në rrugën dytësore Farkë-Krrabë, në fshatin Dobreshë, ka ndaluar në mënyrë arbitrare automjetin betoniere, me targa TR 1065 N, me drejtues shtetasin G.B, duke ushtruar dhunë ndaj tij. Pas hetimit të ngjarjes, sipas policisë ka rezultuar se veprimet punonjësit e policisë ishin nën efektin e alkoolit, ndërsa shtohet se “veprimet arbitrare të këtij punonjësi policie janë të përsëritura.
“Hap bagazhin zotëria, nxjerr një shkop bejsbolli e fillon dhe më qëllon. Në momentin që më kërkoi leje qarkullimi dhe patentë ishte i pirë, nga ajo unë refuzova t’ia jap, i thashë ‘ja patenta e leja e qarkullimit’, ja tregova nga larg. Duke ardhur nga ndalimi që më bëri ai polici këtu në objekt, shikoj mos ishte këtu dhe ishte larguar. Më goditi në dorë, në këmbë dhe këtu në kokë me shkop bejsbolli“, tha shoferi i dhunuar.
a.k

Comments

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Polic, qe rref me shkop bejsbolli ne mes te dites?!? Ja kesaj i them Rilindje une, edhe ne shkalle me te larte. Ne kohe te Enverit te rrifnin me rryp (shkopi i bejsbollit ishte vegel amerikane dhe nuk perdorej), po te pakten e benin mçefas......

Submitted by ALpini (not verified) on

Kur nje qytetar rreh nje polic qytetari vetem ka reaguar ndaj kokpisave qe paguhen si police.

Shoferi i betonieres duhet te kish ndjekur shembellin e Ilir Xhakjes qe ja dhjeu burrerine komisarit policise.

Komisari qe qelbej era raki e pyeti gjithe karaduzllek-kush je ti? dhe Ilir Xhakja i tha -jam ai qe te qij motren dhe ja zbrazi pistoleten.

Mqs ra muhabeti do desheroja qe I XHakja te lirohej sa me shpejt...

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.