Inva Mula, anëtare e Akademisë Botërore të Artit dhe Shkencës

Postuar në 29 Prill, 2014 05:33

Sopranoja me famë botërore Inva Mula është pranuar ditët e fundit anëtare e Akademisë Botërore të Artit dhe Shkencës, (World Academy of Art and Science). Në një postim në rrjetin social Facebook, sopranoja falenderon të gjithë miqtë dhe adhuruesit për mbështetjen e artit të saj. “Pranimi im si anëtare e Akademisë Botërore të Artit dhe Shkencës është një ngjarje jo vetëm për mua, pasi unë e ndaj këtë me të gjithë ju së bashku”, shkruan sopranoja Inva Mula. Sekretari Shkencor i Akademisë Shqiptare të Arteve dhe Shkencave , Fatos Tarifa, duke vlerësuar pranimin e sopranos së famshme Inva Mula, anëtare të Akademisë Botërore të Artit shprehet se “është një nder i madh që i bëhet Invës dhe padyshim na gëzon dhe na bën të ndjehemi krenarë të gjithëve ne, miqve e kolegëve të saj, anëtarë të Akademisë sonë”.

a.k

Comments

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.