Policia e Shtetit merr në mbrojtje familjen e kreut vendor të komunës Farkë. Plaku deklaron se s’ka “armiq”

Postuar në 29 Prill, 2014 08:58

Sipas Policisë së Tiranës familja e kryekomunarit të Farkës, Fatbardh Plaku është marrë në mbrojtje mbrëmjen e djeshme disa orë pas sulmit me armë ndaj automjetit në të cilin udhëtonin dy djemtë e kreut të komunës. Për fat të mirë nga sulmi nuk mbeti asnjë person i lënduar. Nga të dhënat e policisë mësohet se dy persona të maskuar me motor qëlluan makinën ne ecje të djemve 19 dhe 11 vjeç. Makina drejtohej nga djali i madh, në momentet kur një motor me dy persona ka dalë përballë automjetit  dhe nga një distancë e afërt ka qëlluar me një arme tip shotgun e cila dëmtoi vetëm pjesë të makinës. Ky është rasti i dytë që familja e kryekomuanrit të Farkës vihet në shënjestër të sulmeve. Në datën 25 mars persona ende të paidentifikuar qëlluan me kundratank vilën e kryetarit Fatbardh Plaku por për fat të mirë ajo nuk shpërtheu duke shkaktuar vetëm dëme materiale. Plaku deklaroi sot në media se është i bindur që dy sulmet kanë lidhje me njëri-tjetrin, por ai nuk ka asnjë ide se cilët janë kërcënuesit. Partia Demokratike përmes deputetit Kruja i kërkoi dje kryeministrit Rama të mos heshtë për këto sulme, duke aluduar për sfond politik. Nga ana tjetër, nuk kanë mbetur pa u komentuar në të dyja rastet dramatike, si banesa luksoze e kryekomunarit, ashtu dhe makina e djalit 19 vjeçar.

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.