Arkiv-Lajme
Tentativa e atentatit ndaj fëmijëve të kryekomunarit të Farkës. Plaku ngurron të nxjerrë tipin e makinës
Një ngjarje me shumëpikëpyetje ajo ndaj famijëve të kryekomunarit të Farkës Fatbardh Plaku, ditën e sotme. Vetë Plaku ka njoftuar se dy persona kanë qëlluar me armë makinën e djemve të tij (djali 19 vjeçar kishte marrë vëllanë e vogël nga një shkollë private dhe po shkonin në shtëpi), por fatmirësisht pa lëndime. Fillimisht u deklarua në media se policia kishte pohuar që ka pasur një kërcënim për vrasjen e dy djemve të kryekomunarit të Farkës, por nuk është qëlluar me armë ndaj mjetit.
Rama sqaron legalizimet: Procesi do të jetë falas. Nuk ka vetëdeklarime të reja
Në një takim me qytetarët, Kryeministri Edi Rama po jep sqarime lidhur me projektin e legalizimeve falas. Në fjalën hyrëse Rama u shpreh se ka shumë paqartësi por edhe dizinformim për projektin e legalizimeve. “Ne nuk do hapim një proces të ri vetëdeklarimesh por nuk do të lëmë askënd të mbetet i palegalizuar në zonat informale. Me hyrjen në fuqi të ligjit do të përcaktohen zonat informale dhe brenda tyre do të bëhen legalizimet. Kush ka shtuar një kat më shumë do të mirëkuptohet sepse nuk ka qenë faji i atyre që janë vetëdeklaruar dhe nuk e kanë marrë legalizimin.
Kryebashkiaku i Kharkivit plagoset rëndë në atentat. Ishte shprehur pro Ukrainës së bashkuar
Kryetari i bashkisë së qytetit lindor Kharkiv të Ukrainës është qëlluar me armë dhe është në gjendje të rëndë shëndetësore. Hennadiy Kernes është qëlluar pas shpine nga një person i panjohur, gjatë mesditës së sotme, teksa po bënte vrap në park. Shërbimi ukrainas i shtypit, ka bërë me dije se mjekët po bëjnë përpjekje që ta shpëtojnë të lënduarin që ka plagë serioze, por ai ende nuk ka dalë nga rreziku. Kharkiv është qyteti i dytë për nga madhësia në Ukrainë, ku protestuesit seperatistë pro-rusë, kanë konfiskuar ndërtesat qeveritare në këtë qytet dhe në qytete tjera në lindje të Ukrainës.
Kroacia dorëzon ish shefin e shërbimit sekret. Gjermania e kërkonte për vrasjen e një biznesmeni e disidenti
Siç njofton Dojçe Vele, mori fund përpjekja e mundimshme për dorëzimin e dy ish-oficerëve të lartë të shërbimit të fshehtë jugosllav, UDBA, nga Kroacia në Gjermani: Në janar autoriteteve gjermane iu dorëzua Josip Perkoviç, tri muaj më vonë (17 prill), ai pasohet nga ish-shefi i tij, Zdravko Mustaç. Të dy kanë pasur para shpërbërjes së Jugosllavisë funksione drejtuese tek shërbimi i atëhershëm i sigurimit të shtetit. Pas shpalljes së pavarësisë prej Kroacisë, më 1990 ata kishin rol qëndror në ndërtimin dhe konfigurimin e shërbimit të ri të fshehtë të Kroacisë.
Taulant Balla: Prokuroria duhet të hetojë Argita Berishën pas denoncimit të biznesmenit Ansar
Nënkryetari i grupit parlamentar socialist Taulant Balla, në një prononcim për Top Channel tha se intervista e biznesmenit Zafar Ansar, i dha fund çdo dyshimi që mund të ketë ekzistuar më parë për atë që tashmë njihet, si rasti tre përqindësh i Argita Berishës. Të gjithë këtë histori Balla e cilëson, si një aferë të pastër korrupsioni. "Rasti në fjalë është rast i pastër korrupsioni. Shqipëria ka humbur një investim prej 100 milionë eurosh. Investimi u humb për arsyen e vetme, se u kërkua ryshfet.
Deportimi i 21 vjeçarit “toskan” në Shqipëri, çështje në parlamentin italian
E ka lënë Shqipërinë foshnje 3 vjeçare dhe tani, 21-vjeçari shqiptar është kthyer në çështje në Itali, pasi ai rrezikon të deportohet në vendlindje. Megjithëse ndodhet në qytetin e Lukas në Itali prej 18 vitesh, Romino Vellku rrezikon të deportohet. Çështja e tij do të shkojë deri në Parlament, ku do të diskutohet ky vendim. Mediat italiane i kanë kushtuar vëmendje këtij rasti, duke pohuar se “një toskan është mbyllur në qendrat e riatdhesimit”. Ai i kalon ditët bashkë me emigrantët në pritje të largimit përfundimtar nga Italia. Jeton në Luka qëkur ka qenë 3 vjeç. Roni sot është 21 vjeç.
Përmbaruesit milionerë. Gazeta Dita shkruan për marifetin e 2%-it dhe zbardh emra
Gazeta Dita është marrë këto ditë me një skandal në zyrat përmbarimore. Përmbarues privatë që merrnin 2% të shumave përmbarimore nga bankat “për t’i dorëzuar në buxhet të shtetit” dhe që bënin krahë e fluturonin. “Standardi i tyre buxhetor me rritje fantastike në muajt e 2011-s korrespondoi me afatin ligjor të dy-përqindshit”, thotë Dita në numrin e sotëm, që flet për dy përmbarues privatë.
Gruevski dhe Ali Ahmeti, fitues mes pakënaqësive dhe akuzave. LSDM nuk njeh as presidentin
Nikola Gruevski dhe VMRO duket se do të vazhdojë të qeverisin ish-republikën jugosllave të Maqedonisë dhe me gjasë edhe partneri shqiptar i tij në qeverisje mbetet BDI e Ali Ahmetit. Rezultatet paraprake të më shumë se 70 për qind të qendrave të votimit tregojnë avantazh të këtyre dy partive kundrejt LSDM-së së Zoran Zaev dhe PDSH-së së Menduh Thaçit. Por gjërat nuk duket se do jenë aq të thjeshta. Opozita, ajo e krahut maqedonas, shpalli se nuk do të njohë rezultatin e zgjedhjeve madje as raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale duke vënë në dukje se zgjedhjet ishin të parregullta.
Reforma territoriale, komisioni parlamentar nis punën pa opozitën
Ka nisur punën pa opozitën komisioni për Reformën administrativo-territoriale. Bashkëkryetari i komisionit Bashkim Fino vuri në dispozicion të anëtarëve kriteret e ndarjes së re territoriale. Ai u shpreh se qeveria ka kohë deri më 19 maj për të sjellë variantet e hartës së re të ndarjes së re territoriale. Nga data 19 maj- 20 korrik do të ketë një diskutim me të gjithë organet e pushtetit vendor. Do të diskutohet me kryetarët e komunave, këshillave.
Mjeku i Burrelit, Hasan Ceni: Vendin e deputetit pas Shkëlqim Canit, ma ka premtuar vetë Rama
Kandidati i tretë i listës së Partisë Socialiste në qarkun e Dibrës, mjeku i Burrelit Hasan Ceni është shprehur për “Panorama” numrin e sotëm se ka marrë premtimin se do të jetë ai zëvendësuesi i Shkëlqim Canit në Kuvend pas dorëzimit të mandatit nga ministri i Financave. Ceni pranon se nuk e njeh mirë ligjin që kërkon respektimin e kuotës gjinore, por përderisa PS e ka paguar një gjobë për këtë cënim, nuk ka kuptim që të penalizohet edhe një herë. “Nuk e di pse ka mbetur pezull ky proces. Unë e pashë dhe sot tek gazeta juaj që e trajtonit këtë çështje.