Rama sqaron legalizimet: Procesi do të jetë falas. Nuk ka vetëdeklarime të reja

Postuar në 28 Prill, 2014 12:10

Në një takim me qytetarët, Kryeministri Edi Rama po jep sqarime lidhur me projektin e legalizimeve falas. Në fjalën hyrëse Rama u shpreh se ka shumë paqartësi por edhe dizinformim për projektin e legalizimeve. “Ne nuk do hapim një proces të ri vetëdeklarimesh por nuk do të lëmë askënd të mbetet i palegalizuar në zonat informale. Me hyrjen në fuqi të ligjit do të përcaktohen zonat informale dhe brenda tyre do të bëhen legalizimet. Kush ka shtuar një kat më shumë do të mirëkuptohet sepse nuk ka qenë faji i atyre që janë vetëdeklaruar dhe nuk e kanë marrë legalizimin. Vetëdeklarime që në vitin 1993, 2005 e me radhe që nuk ka marrë certifikatën. Pra ne marrim përsipër që shtëpia do të legalizohet siç është në gjendjen aktuale pavarësisht vetëdeklarimit”, u shpreh Rama, duke bërë edhe saktësimin e mëposhtëm: “Legalizimi është tërësisht falas. Në rast se do thuash se pavarësisht këtyre lehtësirave unë nuk i kam lekët prapë do bëhet legalizimi prapë do e marrësh certifikatën e pronësisë por do kesh shumën borxh dhe ta paguash kur ta kesh, nëse vjen pas një viti mund të përfitosh nga ulja me letra me vlerë. Në rast se nuk i paguan pas një viti nuk përfiton ulje. Shtëpia është e jotja mund ta shesësh mund ta japësh me qira por e ke bashkë me barrën hipotekore. Procesi i gjithi është falas.”

Ndërkaq, paradite një grup banorësh të ish Institutit Bujqësor në Kamëz kishin protestuar ndaj qeverisë për “mashtrimet me legalizimin falas”. Por bashkë me këtë protestë të shkurtër, pjesëmarrësit kishin edhe një kërkesë “origjinale”: Lejimin e ndërtimit të ndërtesave shumëkatëshe në trojet e banesave që duan të legalizojnë!  

 

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.