Kroacia dorëzon ish shefin e shërbimit sekret. Gjermania e kërkonte për vrasjen e një biznesmeni e disidenti

Postuar në 28 Prill, 2014 09:50

Siç njofton Dojçe Vele, mori fund përpjekja e mundimshme për dorëzimin e dy ish-oficerëve të lartë të shërbimit të fshehtë jugosllav, UDBA, nga Kroacia në Gjermani: Në janar autoriteteve gjermane iu dorëzua Josip Perkoviç, tri muaj më vonë (17 prill), ai pasohet nga ish-shefi i tij, Zdravko Mustaç. Të dy kanë pasur para shpërbërjes së Jugosllavisë funksione drejtuese tek shërbimi i atëhershëm i sigurimit të shtetit. Pas shpalljes së pavarësisë prej Kroacisë, më 1990 ata kishin rol qëndror në ndërtimin dhe konfigurimin e shërbimit të ri të fshehtë të Kroacisë. Të dy ishin persona të besuar të afërt të presidentit të parë të Kroacisë, Franjo Tuxhman. “Kjo shpjegon ndoshta disa nga shkaqet, se pse Kroacia për vite të tëra refuzoi që t'ia dorëzojë të dy ata Gjermanisë, megjithëse Prokuroria Federale në Karlsruhe e kërkon këtë që në vitin 2009”, thotë Dojçe Vele. Pala gjermane i akuzon ish-bashkëpunëtorët e shërbimit të fshehtë se kanë bashkëpunuar në vrasjen më 1983 të disidentit kroat dhe ish-manaxherit të një sipërmarrjeje të madhe të naftës, Stjepan Gjurekoviç në Volfratshausen. Njëra nga teoritë për motivet e mundshme të vrasjes është se Gjurekoviç dinte shumë për korrupsionin në radhët e udhëheqjes së atëhershme jugosllave.

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.