Deportimi i 21 vjeçarit “toskan” në Shqipëri, çështje në parlamentin italian

Postuar në 28 Prill, 2014 08:22

E ka lënë Shqipërinë foshnje 3 vjeçare dhe tani, 21-vjeçari shqiptar është kthyer në çështje në Itali, pasi ai rrezikon të deportohet në vendlindje. Megjithëse ndodhet në qytetin e Lukas në Itali prej 18 vitesh, Romino Vellku rrezikon të deportohet. Çështja e tij do të shkojë deri në Parlament, ku do të diskutohet ky vendim. Mediat italiane i kanë kushtuar vëmendje këtij rasti, duke pohuar se “një toskan është mbyllur në qendrat e riatdhesimit”. Ai i kalon ditët bashkë me emigrantët në pritje të largimit përfundimtar nga Italia. Jeton në Luka qëkur ka qenë 3 vjeç. Roni sot është 21 vjeç. Flet në dialektin toskan dhe në Shqipëri nuk ka miq dhe të afërm, madje nuk ka as edhe shtëpi. Prindërit e tij jetojnë në Luka, gjyshërit e tij jetojnë në Luka, të gjithë të rregullt. Miqtë e tij janë toskanë, vëllai i tij ka lindur në Itali, ashtu si edhe e fejuara. Prej një muaji qëndron i mbyllur në një qendër në Bari. Për faj të adoleshencës së trazuar atij nuk mund t’i rinovohet leja e qëndrimit. Në “karrierën e tij prej krimineli” ai është dënuar me 2 vjet burg për një vjedhje dhe një grabitje. “Është e vërtetë që kam grabitur, që kam bërë gjëra të gabuara, por e shlyeva detyrimin tim me 2 vite burg dhe tashmë jam i pastër. Nëse më dërgojnë në Shqipëri më dërgojnë në një vend të huaj, në një vend që unë s’e njoh. Unë jam italian!”, thotë ai për mediat italiane.

Lexoni më shumë në linkun: http://gazeta-shqip.com/lajme/2014/04/28/deportimi-shqiptarit-mberrin-deri-ne-parlamentin-italian/

a.k

Comments

Submitted by Epiroti (not verified) on

<p>Anglezet do t&#39;i thonin; &#39;&#39;toskan his f.cking a.se&#39;&#39;. Ai eshte shqiptar dhe ne rast se ka thyer ligjet e meriton te kthehet ne Shqiperi dhe shteti i tij e ka per detyre te kujdeset. Aq me teper nuk eshte femi por adult. E sa per te &#39;&#39;fejuaren&#39;&#39; (dashnoren), ne rast se kjo e do shume le te vij edhe ajo ne Shqiperi. Italia eshte e mbushur me tyrlifar tipi sikur soji i Rruminos.</p>

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>si njeri pa identitet&nbsp; qe eshte ky ish-shqiptari,ta marrin persiper sorrorristet shqiptare!&nbsp; per italianet eshte me se normale qe ai eshte shqiptardhe prandaj kane vepruar ne ate menyre,ndersa per kozmopolitet shqiptare po te kesh dashnore italiane dhe ca vite ne itali ,je italian!</p><p>sipas kritereve tuaja i bie qe edhe vangjel dulja duhet te deklarohej shqiptar.&nbsp; kur te beni shqiptar dulen ,atehere do pranojme qe edhe ky tipi na qenka italian.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.