Përmbaruesit milionerë. Gazeta Dita shkruan për marifetin e 2%-it dhe zbardh emra

Postuar në 28 Prill, 2014 07:26

Gazeta Dita është marrë këto ditë me një skandal në zyrat përmbarimore. Përmbarues privatë që merrnin 2% të shumave përmbarimore nga bankat “për t’i dorëzuar në buxhet të shtetit” dhe që bënin krahë e fluturonin. “Standardi i tyre buxhetor me rritje fantastike në muajt e 2011-s korrespondoi me afatin ligjor të dy-përqindshit”, thotë Dita në numrin e sotëm, që flet për dy përmbarues privatë.

“Vetëm me një rast të vetëm çunat futen në xhep më shumë se 240 mijë euro të 2%. I gjithë opinioni publik mban mend rastin e “Birra Norga” dhe konfliktin që u bë në Vlorë midis 200 punëtorëve, biznesmenit të firmës “A&B GRUP” dhe… bankës. Të gjithë iu hakërryen bankës. Por askush nuk e dinte, nuk i njihte deri sot “gjenitë” përmbarimorë që u morën atëherë me këtë rast. Kredia 12 milionë euro. 2% = 240 mijë euro. Ata i thanë bankës dhe debitorit të shkretë që përveç 12 milionshit ne na duhen edhe 2% për t’i çuar në buxhet të shtetit. Banka ia dha paraprakisht, “e hëngri”, ndërsa debitori nuk mori vesh gjë… ai e kishte mendjen tek rrëmuja që po bëhej me biznesin e tij”, thotë Dita.

 

Lexoni në shumë në linkun: http://gazetadita.al/kopilet-e-radhes-dy-permbaruesit-qe-u-bene-milionere-brenda-vitit/

 

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.